Politikë

Rama nga Kuçova: Jam garant të ruaj drejtësinë nga këneta! Ca kërkojnë votën ta mbrojnë SPAK-un nga unë, ca të tjerë thonë ‘do ju hamë të gjallë’

1 Maj, 17:11| Përditesimi: 1 Maj, 18:41

  • Share

Kryesocialisti Edi Rama vijon takimet në kuadër të zgjedhjeve të 11 majit. Kreu i PS-së ka zhvilluar ditën e sotme mitingun elektoral në qytetin e Kuçovës.

Rama është ndalur te drejtësia, por ndryshe nga herët e tjera kryesocialisti është shprehur se ai është garantuesi kryesor i drejtësisë.

Kreu i PS-së ka thënë se drejtësia është pikë themelore për hyrjen në BE dhe se prandaj më 11 maj duhet të votojmë masivisht për ta mbrojtur nga një rrezik real, siç e ka quajtur Rama.

Më tej, Rama ka ironizuar dhe partitë e tjera që dalin në elektoral duke kërkuar votën për të mbrojtur SPAK-un nga PS dhe qeveria e tij, duke thënë se ky, sipas tij, është ‘fundi i botës’.

"Edhe kur dëgjon bufin e kënetës që thotë se më 12 maj do shkrijë SPAK-un, apo kur sheh që disa të tjerë e duan votën që të mbrojnë SPAK-un nga ne, ky është fundi i botës; kupton që këta lloj politikanësh nuk duan ta pranojnë që drejtësia është në punën e saj. Rreziku që drejtësia të kthehet mbrapsht është real. SPAK-u më ka garantuar mua dhe juve në krye të saj. "-tha Rama

Nga ana tjetër, kreu i PS-së është ndalur edhe te takimi elektoral i PD-së sot në Belsh. Rama ka ironizuar drejtuesin politik të Elbasanit, Tomor Alizoti, dhe kreun e PD-së Belsh, Bedri Qypi. Pasi kishte parë videon ku Alizoti i drejtohej të gjithë atyre që preknin votën me shprehjen ‘do ju hamë të gjallë’, Rama nuk ka kursyer ta quajë deputetin çyryk.

"Po shihnim, kur po vinim me Ervinin, një video dhe po qeshnim. Mua ai më kujton Ludovikun, një personazh të filmave shqiptarë. Të kujtohet, me xhaketë me kuadrata? Edhe kështu i them unë atij Alizotit, edhe shikoj unë Ludovikun që bërtiste: ‘Do t’ju hamë të gjallë’. Tani, çfarë quhet ky? Ky quhet çyryk. Ishte një tjetër që thoshte se nën këtë qeveri kanë ikur 1 milion lekë. Donte të thoshte 1 milion njerëz."-tha Rama 

Rama i është drejtuar komunitetit të Kuçovës të votojë masivisht, duke thënë se në qytetin e tyre qeveria e tij ka bërë transformime. Kreu i PS-së ka thënë përpara qytetarëve të Kuçovës se me hyrjen në BE, vendi do përfitojë financime çdo vit për reformat dhe në sektorin e bujqësisë:

"Nuk e kemi marrë mbështetjen tuaj se e kemi fitoren në xhep. Por e kemi bërë që ta ndjejë ndryshimin që ka ndodhur në çdo vend të Shqipërisë. Ka qenë një kërkesë e juaja që ky vend ku jemi mbledhur, të bëjmë këtë transformim, kur më parë këtu kanë qenë rrënoja. Do të vazhdojmë ta mbështesim Kuçovën dhe gjithë qarkun e Beratit.

BE na ka mbështetur, ne kemi marrë nga BE diçka më shumë se 1 miliard euro, nga të cilat më shumë se 90 për qind janë kredi të buta. Nëse ne do të hyjmë, do të marrim 1 miliard çdo vit. Shifra tjetër që dua t’ju jap lidhet me bujqësinë. Ne kemi ecur shumë në këtë sektor, edhe në këtë progres BE ka pasur kontributin e vet. Kemi marrë më shumë se 200 milionë euro mbështetje. Shqipëria, po anëtarësua në BE, do të marrë 300 milionë euro në vetvete; e gjitha do të jetë mbështetje dhe jo kredi." – ka thënë Rama.

Ora 17:47
Rama ironizon Alizotin: Dilte Ludoviku dhe thoshte 'Do ju ha të gjallë'! Ata thonë jemi njisha, por janë njisha për të qenë çyryk

 

Kreu i PS-së, Edi Rama, ka ironizuar nga Kuçova deklaratat e drejtuesit politik të Elbasanit, Tomor Alizoti, dhe kreut të PD-së në Belsh, Bedri Qypi.

Rama ka thënë se po qeshte me videon kur Alizoti thoshte se “do ju ha të gjallë”, duke shtuar se, kur dëgjonte fjalë të tilla, kujtonte për çfarë e përdorte fjalën “çyryk”.

“Po shihnim, kur po vinim me Ervinin, një video dhe po qeshnim. Mua ai më kujton Ludovikun, një personazh të filmave shqiptarë. Të kujtohet, me xhaketë me kuadrata? Edhe kështu i them unë atij Alizotit, edhe shikoj unë Ludovikun që bërtiste: ‘Do t’ju hamë të gjallë’. Tani, çfarë quhet ky? Ky quhet çyryk. Ishte një tjetër që thoshte se nën këtë qeveri kanë ikur 1 milion lekë. Donte të thoshte 1 milion njerëz. Ata thonë se janë njisha, po janë vërtet, por në atë sensin që po diskutojmë këtu. Njëri më jashtë loje se tjetri, njëri më i lodhur se tjetri. Çohen në mëngjes dhe pinë ujë kënete dhe nxjerrin stërkala kundër nesh. Kjo nuk është personale, kjo është politike. Kush nuk i thotë vetes çyryk, le të vijë të na e tregojë dhe të votojë pesën.”-tha Rama

Ora 17:46
Rama: Unë jam garant për mbrojtjen e drejtësisë! Fundi i botës është kur disa kërkojnë votën ta mbrojnë SPAK-un nga ne

 

Kreu i PS-së është ndalur në takimin elektoral në Kuçovë, te drejtësia. Rama është shprehur duke thënë se drejtësia është themelore për të hyrë në BE.

Rama tha se ai është ai që garanton mbrojtjen e drejtësisë në Shqipëri dhe për ta ruajtur nga rreziku.

"Drejtësia është themelore për të shkuar në BE. Edhe kur dëgjon bufin e kënetës që thotë se më 12 maj do shkrijë SPAK-un, apo kur sheh që disa të tjerë e duan votën që të mbrojnë SPAK-un nga ne, ky është fundi i botës; kupton që këta lloj politikanësh nuk duan ta pranojnë që drejtësia është në punën e saj. Rreziku që drejtësia të kthehet mbrapsht është real. SPAK-u më ka garantuar mua dhe juve në krye të saj. Nesër, pas disa vitesh, mund të dalë dhe të thotë: "Ta kthejmë dhe një herë siç ishte." Që kjo të mos ndodhë, ka vetëm një rrugë: Shqipëria në BE. Nuk del dot më njeri, po hymë, të bëjë interesantin, edhe të heqë drejtësinë e pavarur nga pushteti politik."-tha Rama. 

Ora 17:36
Rama: Kur e morëm ne qeverinë, Shqipëria ishte bishti i kavallit, kurse sot jemi një hap larg Europës

 

Kreu i PS-së ka folur nga Kuçova ditën e sotme në takimin elektoral lidhur me progresin e Shqipërisë në raport me standardet europiane.

Nga ana tjetër ai ka thënë se BE-ja është ajo që po e kërkon Shqipërinë tani në familjen e saj.

"Ajo derë na është hapur tani. Nuk ka ndodhur asnjëherë më parë për shtetet nga vendet ish-komuniste, askujt s’i kanë zgjatur 3 vite negociatat, për ne vetëm 3 vjet, të tjerët shumë më tepër. Por BE sot ka interes të rrisë numrin e anëtarëve të vet dhe Shqipëria, sipas tyre, e jo sipas nesh, është më e përgatitura për të hyrë në atë shtëpi.
Kur ne morëm detyrën, Shqipëria ishte e fundit fare, ishte vrima e kavallit. Kur në fillimet e mia takoja atje dikë, dukej sikur thoshin mbaro tani, se s’kemi kohë. Nuk na respektonin, nuk na vlerësonin dhe nuk na besonin. Kurse tani na besojnë dhe vlerësojnë. Ndaj them se 11 maji është ditë historike. Të hyjmë në BE para se dera të mbyllet dhe të mbetemi pa BE. Afati është viti 2027. Negociatat nuk janë punë e lehtë, janë 1 mijë njerëz që punojnë natë e ditë, mbulojnë çdo sektor. Nga ana e tyre, 1 mijë të tjerë në Bruksel, edhe ata të ndarë, të ulur, me rregulla, kritere, masa e ligje, për të cilat ne biem dakord dhe pasi biem dakord duhet të vijnë këtu në Tiranë, t’i bëjmë, t’i vulosim si rregulla, masa, ligje, vendime. E imagjinoni ju që t’i firmosim e të biem dakord e t’i dërgojmë për miratim në Kuvend e t’i shkojmë pas avazit ca të tjerëve, si këneta në breg, apo atyre që hiqen si parti të reja, që duan zgjedhje të parakohshme, që kanë vënë halla, teze, xhaxhallarë në lista.

Parti të reja që thonë se po na erdhi ne në dorë, do e çojmë në zgjedhje të parakohshme vendin. E mendoni ju, çfarë t’u themi atyre? Se, dale, se kemi në vend një kënetë, një kënetë me specie të veçanta. Kjo mund të bëjë vetëm një gjë: të mbyllë derën që kushedi se kur mund të hapet. Këto zgjedhje dhe ky mandat nuk është për mua, apo për karrigen time dhe shumicën tonë të thjeshtë, por është më tepër se kaq. Arsyeja pse them se duhet mandat i katërt për PS është se bëhet fjalë për të përmbushur një mision historik, që e ka zanafillën e vet te profecia e heroit tonë kombëtar, Skënderbeut, që me barrikadën e tij ndaj Lindjes për Perëndimin e përcaktoi rrugën drejt Europës. Pastaj me Rilindasit që e lanë me shkrim se dielli lind andej nga perëndon. Me paskohët e vështira dhe deri më sot, ku gjendemi këtu, afër një ëndrre që po realizohet. Që lidhet me diçka të thjeshtë: dinjitetin, si të barabartë me europianët, e që është këtu mes nesh, e në jetë të jetëve, mendjet e mbrapshta brenda nesh na kanë bërë të mbetemi popull i dorës së dytë. E që me hyrjen në BE bëhemi edhe të barabartë, bëhemi popull europian, jo vetëm me zakon, por edhe me ligj. Thonë: pse nuk mjaftuan 3 mandate, por Rama kërkon mandat të katërt për të na futur në BE? E thonë ata që s’na kuptojnë."-tha Rama.

H.K/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    1 maji, sa respektohen të drejtat e punëtorëve në Shqipëri?