Politikë

Rama: Tropoja i besoi një komunisti që s’ia pa kurrë hajrin! Ironizon partitë e reja: Pas bufit, dolën ca insekte, s'mund të na pa hyrë në BE

30 Prill, 17:18| Përditesimi: 30 Prill, 21:10

  • Share

Në një miting të organizuar në formën e një sofre, Edi Rama ua përsëriti edhe kuksianëve premtimin se vota për të, u siguron pasaportën europiane brenda mandatit të katërt.

“Do të ishte vërtetë fatale që për mustaqet e Kujtim Gjuzit ne të humbasim trenin e historisë. Se është realisht për mustaqet e Kujtim Gjuzit?Gjëja e vetme madhështore që ka në atë kënetë madhështore janë mustaqet e Kujtimit. Më tregoni ndonjë gjë tjetër”, tha Rama. 

Pikërisht qarku i Kukësit e veçanërisht Tropoja, tha Rama është shembulli sesi vota për kundërshtarin e tij politik Sali Berishën është e çuar dëm.

“Me qytetin  e nëndheshëm ne kemi mudnësi të krijojmë një nga atraksione më të bukura turistike të Shqipërisë dhe kur unë thosha që Tropoja do të bëhet atraksion turistik dhe tek ju do të vijnë shumë turistë dhe ju do jetoni me turizëm, kuptohet që isha një komunist që duhet të ikja një orë e më parë nga Tropoja  dhe nuk besonte njeri, ndërkohë që besonin një komunist tjetër”, tha Rama. 

Rama ironizoi edhe Berishën kur nisi të flasë për zhvillimin e turizmit në Tropojë vitet e fundit, ku tha se më parë tropojanëve nuk u besohej se do të ndodhte ky zhvillim për faktin se i kishin besuar dikujt nga këto anë që nuk kishte bërë asgjë në vitet e qeverisjes së tij.

"Më kujtohet që kur thoshim që në Tropojë do zhvillojmë turizmin, sepse për shumë vite i besuan dikujt nga të vetët dhe s’panë asgjë të hajrit. Sot Tropoja është në hartën turistike të Shqipërisë."-tha Rama. 

Si çdo takim elektoral, shigjetoi edhe partitë e reja, që për të, janë thellësisht të ngjashme me alternativën e vjetër opozitare.

“Del bufi, shfaqen kukuvajkat, shfaqet zhapiku, janë dhe ca nga këto insektet e reja, i keni parë që janë shfaqur nëpër fushë, se ata janë më të mëdhenjtë fare. Se nuk mund t’i themi ne Europës se kemi ca probleme se na kanë dalë insektet në shtëpi. Ne duhet të jemi super korrektë dhe vetëm për këtë na duhet fuqia. Është e rëndësishme që Europa dhe ato vende, se një shumicë më e madhe është bashkuar nga ç’ka qenë më parë, t’i themi që ne duam të ulemi aty ku na takon vendi. “-tha Rama.

U ndal edhe në listën e tij të kandidatëve për deputetë, mes të cilëve këtë herë kandidon edhe një ish demokrat.

“Albani sot është në këtë skuadër, pikërisht sepse kur duhej që ne të dilnim përtej perimetrit tonë politik, se ndryshe nuk e kalonim dot reformën në drejtësi, Albani ishte një nga ata që theu rreshtat e anës tjetërKemi një nga Kukësi, një nga Kukësi dhe një nga Hasi. ndërkohë, një nga Tropoja 24 karat e kanë deputet në listën e mbyllur në Tiranë”, tha Rama. 

Kryesocialisti premtoi që në 2030 numri i turistëve në këtë qark do të shkojë 1 milionë. Në fund nuk kurseu batutat, po kësaj here duke ironizuar Bashën. "Me qerosat jam në rregull, atyre që lyejnë flokët nuk di si tja bëj", përfundoi Rama.

Ora 18:38
Rama: Ju kemi përfaqësuar me gruan e Albanit! Nëse pyesni pse kemi dy kuksianë në listë dhe një hasian, ju them se tropojanin e keni në listën e sigurt të Tiranës


Kryesocialisti Edi Rama është ndalur në fund te përfaqësimi i socialistëve të Tropojës. Rama tha se mund të pyesin nga ky qark, se në listën e PS-së ka dy kuksianë dhe një hasian, duke thënë se mungon një tropojan. Rama tha se PS e ka përfaqësuar Tropojën në listën e sigurt të Tiranës, duke vendosur një përfaqësues të ri 24 karatë nga Tropoja.

"E në fund fola për Albanin, tani dua të flas për Tropojën, sepse Shalsi tha se Albani është gjysmë kuksian gruaja, se gruaja është gjysma më e mirë. Se janë mërzitur ca se thotë Edi Rama se gjysma e burrave janë çyryk. Tani që janë, janë. Kur shoh që 56% e grave dhe vajzave në Shqipëri mbështesin Partinë Socialiste dhe kur e shoh që te burrat, diferenca është më e ngushtë, tani si i bie kjo? Tani ajo gjysma që në vend të shohë nga Europa, edhe ca nga këneta, ka një problem apo jo? Albani ka gjysmën më të mirë nga Tropoja, unë do t’iu them gjithë tropojaneve dhe tropojanëve që ne ndërkohë, se nëse ju shkon mendja të thonë. Se mund të thonë që ne kemi 3 deputetë, dy nga Kukësi dhe një nga Hasi. E mund të thonë se ore pse ka gruan nga Tropoja njëri nga këta, ne mund ta votojmë? Jo, nuk është kështu, sepse një nga Tropoja 24 karatë e kanë në listën e mbyllur në Tiranë. Se ja u çuam të atin 3 herë, mirëpo me kë flet, kujt ja thua. Ata vijuan kënetën."-tha Rama 

Ora 18:37
Rama nga Kukësi 'shigjeton' partitë e reja: Pas bufit dhe zhapikëve na kanë dalë ca insekte të reja

 

Kreu i Partisë Socialiste nga Kukësi ka sulmuar partitë e vogla duke i quajtur insekte të reja.

Rama tha se ne nuk mund t’i themi Europës, ‘Prit se na janë shfaqur ca insekte të reja në shtëpi’.

“Del bufi, shfaqen kukuvajkat, shfaqet zhapiku, janë dhe ca nga këto insektet e reja, i keni parë që janë shfaqur nëpër fushë, se ata janë më të mëdhenjtë fare. Se nuk mund t’i themi ne Europës se kemi ca probleme se na kanë dalë insektet në shtëpi. Ne duhet të jemi super korrektë dhe vetëm për këtë na duhet fuqia. Është e rëndësishme që Europa dhe ato vende, se një shumicë më e madhe është bashkuar nga ç’ka qenë më parë, t’i themi që ne duam të ulemi aty ku na takon vendi. “-tha Rama.

Ora 18:11
Rama nga Kukësi: Shqipëria s’mund ta humbasë trenin e historisë për mustaqet madhështore të Kujtim Gjuzit

 

Kryesocialisti Edi Rama riktheu edhe njëherë në vëmendjen e elektoratit dhe qytetarëve të Kukësit në turin e tij ditën e sotme (30 prill), se qëllimi i kundërshtarëve është ta kthejnë vendin pas dhe në “gropë”.

Kreu i mazhorancës apeloi një votë masive në zgjedhjet parlamentare të 11 majit, duke theksuar se dhe ironizuar koalicionin e ADSHM-së me “mustaqet e Kujtim Gjuzit”, për të cilat s’mund të lihej peng fati i Shqipërisë në integrimin europian. 

“Për mustaqet e Kujtim Gjuzit s’mund të humbasim trenin e historisë. Se është vërtetë për mustaqet e tij. Se gjëja më madhështore në atë koalicion janë vërtetë mustaqet e Kujtimit! Doishte fatale! Më tregoni një gjë tjetër, më tregoni se çfarë ka tjetër aty?”, u shpreh Rama.

Ai shpjegoi se BE e hap derën kur do vetë dhe i përputhen interesat dhe në këtë rast Shqipërisë i është hapur dera që pas 2027 mbyllet nëse nuk realizohen detyrat dhe nëse me votën e 11 majit nuk jepet mesazh i qartë nga shqiptarët.

“BE është familje e madhe, shtëpi të pasurish, që nuk e hapin derën kur do ti, por kur duan ata vetë. Ata e hapin derën vetëm kur kanë interes dhe sot po ndodh ajo që kam thënë me kohë, se sot është edhe interesi ynë edhe interesi i tyre, është koha dhe vendi i duhur. Ajo derë mbyllet më 2027, kur janë caktuar negociatat dhe nuk mund të presim. Jo po kanë dalë insektet, bufi, zhabat dhe të vonohemi, të humbasim shanset. Nuk mund t’i themi Europës se na kanë dalë ca insekte këtu dhe të presin”, nënvizoi kryesocialisti.

H.K/A.A/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Kontrata e lobimit të PD, besoni se SPAK do zbulojë burimin e financimit?