Vlorë- Partia Socialiste po vijon fushatën elektorale për zgjedhjet parlamentare të 11 majit në të gjithë vendin.
Katër ditë para mbylljes së fushatës, kandidati Damian Gjiknuri zhvilloi një takim në rajonin nr. 2 të Vlorës, duke kërkuar votën për PS dhe atë si përfaqësues.
Me një postim në Facebook ai fton qytetarët që të votojnë të gjithë më 11 maj si një moment historik, për “Shqipërinë europiane”.
Gjiknuri vlerësoi edhe investimet e kryera ndër vite nga qeveria socialiste për Vlorën dhe punët që do të bëhen në vijim, teksa kërkoi edhe votën.
“Me organizatat socialiste dhe banorë në Rajonin 2 të qytetit, një ndër zonat ku është investuar më shumë ndër vite. Edhe 5 ditë na ndajnë nga zgjedhjet e 11 majit. Të gjithë bashkë me votën për Partinë Socialiste për të ardhmen e Vlorës”, u shpreh ai.
Teksa renditi edhe investimet e kryera, duke shpallur edhe prioritetin për rezultatin zgjedhor në këtë qark dhe në të gjithë vendin:
“Shëtitorja buzë detit deri në Orikum, Aeroporti ndërkombëtar i Vlorës, ndërtimi i portit të ri dhe investimet në infrastrukturë do i japin një tjetër hov zhvillimit të qytetit dhe shtojnë numrin e vizitorëve përgjatë sezonit veror. Si përfaqësues i Rajonit 2, jam besimplotë që në 11 maj do jemi Rajoni kampion i fitores së thellë të Partisë Socialiste në Vlorë, ku synimi jonë është i qartë, 9 mandate në qark”.
Komente
