Damian Gjiknuri dhe kryebahskiaku Vangjel Tavo, fushatë në Himarë

Politikë

Zgjedhjet/ Gjiknuri fushatë me Tavon në Himarë: PS e vetmja alternativë, objektiv anëtarësimi në BE! Kryebashkiaku: Me Damianin fuqia jonë rritet

8 Maj, 13:55| Përditesimi: 8 Maj, 15:43

  • Share

Vlorë- Partia Socialiste po vijon fushatën elektorale në të gjithë vendin, në dy ditët e mbetura. 

Kandidati Damian Gjiknuri, i shoqëruar edhe nga kryetari i Bashkisë Himarë, Vangjel Tavo, zhvilloi takim me banorë të Lukovës.

Kryebashkiaku Tavo, në fjalën e tij theksoi se për Lukovën janë parashikuar në buxhetin e këtij viti shumë investime infrastrukturore, si rehabilitim të rrugëve dhe instalimi i ndriçimit, ndërsa është hartuar dhe projekti i ujësjellësit që do të përfshijë dhe fshatrat përreth.

Tavo, referuar kandidaturës së Gjiknurit pohoi se: 

"E kam kënaqësi që jam sot këtu me Damianin. Ju e njihni. Është politikan kalibri. Unë si përfaqësues i PS, e kam kënaqësi të vij sot në Lukovë, bashkë me Damianin, të kërkoj votën për Numrin 5, për PS, por edhe për Damianin, pasi duke e patur në krah një njeri si Damiani fuqia jonë politike rritet edhe më shumë".

Në fjalën e tij, Gjiknuri theksoi:

"Rikthehem në Lukovë, me të cilën më lidhin shumë gjëra. Kemi bërë punë shumë të mira së bashku por kemi ende shumë për të bërë. Zhvillimi i mëtejshëm i Lukovës do të vijojë vetëm me Partinë Socialiste. Është një tren i nisur, jemi në stacionin e fundit. Që punët e mira të vazhdojnë duhet mbështetur PS dhe Edi Rama. E ardhmja e Lukovës është vetëm me Partinë Socialiste. Partia Socialiste është garanci për rrugën e mirë që kemi nisur e që ndihet dhe këtu në fshatin tuaj”. 

Për kandidaturën e tij, Gjiknuri pohoi se, e ka konsoliduar figurën e tij përmes punëve, duke i dhënë provat me punë konkrete, ndërsa kërkoi mbështetje përmes votës për të qenë përfaqësuesi i tyre. Ai shtoi se "unë do të jem si ajo era që shtyn anijen me vela drejt destinacionit, së bashku me Vangjelin.

Banorët pohuan se Lukova ka mundësi të njohë investime në këtë mandat të katërt, vetëm me Partinë Socialiste duke pohuar se, ata vet e kanë zgjedhur deputetin e tyre, Damian Gjiknurin.

Gjiknuri ka bërë takim edhe me banorë të Berdeneshit, ku gjithashtu kërkoi mbështetjen. 

“Objektivi ynë kryesor është anëtarësimi në Bashkimin Evropian. Futja në BE do të bëjë që të çlirohen një pjesë e fondeve, pasi investimet për infrastrukturë dhe në sektorin e bujqësisë do të vijnë nga BE dhe buxheti i shtetit do të lirohet duke adresuar nevojat kryesore të komunitetit. Skema e subvencioneve do të jetë edhe më efikase dhe këtu unë do të loboj fort”, i tha Gjiknuri banorëve. 

A.Q/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    A besoni se zgjedhjet do ndikojnë në rrugën e Shqipërisë drejt BE-së?