Foto ilustruese

Politikë

Zgjedhjet/ Greqia ‘zonë problematike’, KQZ njofton emigrantët: Posta u ka dërguar njoftimet për marrjen e zarfeve! Nëse postieri s'iu gjen në banesë, merrni në pikat e postës

26 Prill, 09:01| Përditesimi: 26 Prill, 12:30

  • Share

Për Greqinë, si një nga shtetet që po konsiderohet me problematikat më të shumta sa i përket shpërndarjes së zarfeve të votës për diasporën, KQZ është vënë në komunikim me kompaninë postare për të gjetur zgjidhje.

Shumica e pikave të shërbimit DHL do të jenë të hapura edhe të shtunën me orar të zgjatur pune. Postieri do e dorëzojë zarfin në adresën e deklaruar dhe kushdo që nuk ndodhet në banesë, do të mundet ta tërheqë atë fizikisht në pikën më të afërt të DHL-së.

Sa i përket zarfeve që diaspora ka marrë por nuk po koordinohet dot me postierët për ta dorëzuar atë, kompania njofton se të gjithë shqiptarëve që banojnë në Greqi, do u dërgohet një njoftim i ri në e-mail apo numrin e tyre të telefonit për të dorëzuar zarfin, qoftë duke kërkuar postierin në banesë, apo edhe duke e çuar personalisht në pikën më të afërt të DHL-së.

Deri më tani në Shqipëri kanë mbërritur vetëm 3366 vota nga mbi 68 mijë zarfe që u janë dorëzuar shqiptarëve në shtetin fqinj. Në total, nga diaspora e regjistruar për të votuar me postë më 11 maj, mbi 193 mijë zarfe janë marrë nga zgjedhësit dhe mbi 50 mijë vota kanë mbërritur në KQZ.

“Informacion për shqiptarët e regjistruar si votues nga jashtë nga Greqia për zgjedhjet e 11  Majit 2025. Lutemi ta shpërndani sa më shumë për miqtë tuaj. Ju është dërguar një njoftim i ri nga DHL në email ose në numrin e telefonit, me të dhënat e dorëzimit të zarfit të votimit. Postieri do të dorëzojë zarfin në adresën tuaj të deklaruar. Nëse nuk ndodheni në banesë në momentin e dorëzimit, zarfi do të dërgohet në pikën më të afërt të DHL”, shkruan KQZ.

Po ashtu, KQZ rendit edhe pikat postare që në disa zona do të qëndrojnë hapur me orar të zgjatur pune me qëllim zgjedhësit të shkojnë për të marrë zarfin në rast se nuk ndodhen në banesë. Shpërndarja do të vijojë në disa zona edhe të dielën.

“Në disa zona do të vijojë shpërndarja e zarfeve edhe gjatë fundjavës (të shtunave dhe të dielave), me orar të zgjeruar. Shumica e pikave të shërbimit të DHL do të jenë të hapura të shtunën, më 26 prill, me orar të zgjatur pune. Njoftimet me e-mail/mesazh, sipas të dhënave të disponueshme, u janë dërguar sot të gjitha dërgesave që nuk janë dorëzuar ende

Lidhur me oraret e hapjes

Ju lutemi kini parasysh se çdo pikë shërbimi ka orare të ndryshme pune, megjithatë shumica e tyre janë të hapura nga ora 09:00 deri në 18:00. Pikat e shërbimit të DHL në Athinë do të jenë hapur nesër, datë 26 prill 2025 si vijon:

Rruga Patision (Qendra e qytetit): 09:00 – 15:00

Rruga Filellinon (Qendra e qytetit): 09:00 – 15:00

Pire: 09:00 – 15:00

Rruga Alimos: 09:00 – 15:00

Glifada: 09:00 – 15:00

Nea Smyrni: 09:00 – 15:00

Pikat e shërbimit në pjesën tjetër të Greqisë:

Selanik (Rruga Vasilissis Olgas): 09:00 – 15:00

Selanik (Rruga Polytechniou): 09:00 – 15:00

Larisa: 09:00 – 15:00

Patra (Rruga Agiou Andrea): 09:00 – 15:00

Iraklio: 09:00 – 15:00

Hania: 09:00 – 15:00

Nëse keni marrë njoftim, por nuk keni marrë ende zarfin:

Lutemi kontaktoni zyrën qendrore të DHL në numrin +30 210 989 0000, duke përdorur numrin e identifikimit të zarfit (“αριθμός φορτωτικής”), ose kontaktoni numrat e zyrave më të afërta me adresën tuaj, të cilët i keni marrë sot, datë 25 prill, me mesazh në celular.

Dorëzimi i Zarfit të Votimit

Mund të kërkoni që DHL të vijë në banesën tuaj për të tërhequr zarfin; ose Mund ta dorëzoni personalisht në pikën më të afërt të DHL."

PS e PD u ankuan për shkeljen e rregullave nga ana e kompanisë, e cila nuk po e dorëzon në çdo rast zarfin zgjedhor, në përputhje me rregullat dhe personalisht në dorën e votuesit.

Dhjetëra qytetarë janë ankuar në rrjetet sociale se zarfet zgjedhore ju janë lënë në kutinë postare, poshtë derës, tek të afërmit e komshinjtë, ose pa ju kërkuar ndonjë mjet identifikimi. Pas këtyre shqetësimeve, AKEP i ka kërkuar KQZ kontratën me kompaninë postare. 

SI.E./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    A besoni tek strategjia e SPAK për parandalimin e krimeve zgjedhore?