Kosova & Rajoni

Zgjedhjet lokale në Kosovë, kandidati i PDK: Fitorja është e të gjithëve

12 Tetor, 22:42| Përditesimi: 12 Tetor, 22:46

  • Share

1760301974_aa.JPG

Kandidati i Partisë Demokratike të Kosovës, Arian Tahiri, shpalli fitoren në këtë komunë, duke premtuar se prioritet do të ketë qytetarët.

“Nuk është fitorja vetëm e imja. Është fitore e Mitrovicës. Për mua secili qytetarët i Mitrovicës është më i rëndësishëm se gjithçka tjetër”, tha ai në ngjarjen e organizuar në palestrën Minatori.

Me 91.43 për qind të votave të numëruara, Tahiri prin me 47.92 për qind. I dyti është Faton Peci nga Lëvizja Vetëvendosje me 47.81 për qind.

Sipas disa exit poll-eve të publikuara më herët, Tahiri parashihet të fitojë garën pa balotazh.


Lajmi kryesor:

Lokalet në Kosovë/ Disfatë e thellë për Kurtin, LVV fiton vetëm në 3 komuna! PDK kryeson në 3, LDK në 2! 17 komuna drejt balotazhit


S.B/ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Qeveria ndaloi përdorimin e monopatinave, si ju duket vendimi?