Kosova & Rajoni

Zgjedhjet lokale/ Serbia tentoi të fusë materiale zgjedhore për të ndikuar në rezultatin në veri të Kosovës

12 Tetor, 18:20| Përditesimi: 12 Tetor, 18:24

  • Share

Përveç presioneve në qytetarët e komunitetit serb në Kosovës, Serbia ka vazhduar tentimet e saj për të ndërhyrë në zgjedhjet e sotme lokale edhe në forma tjera.

Sipas mediave në Kosovë në pikën kufitare në Bërnjak dhe Jarninje, Policia e Kosovës ka sekuestruar disa materiale, fletë votime me të cilat, shteti serb ka planifikuar që të manipulojë procesin zgjedhor në komunat ku Lista Srpska ndihet më e rrezikuar nga kundërshtarët e saj, siç është komuna e Zubin Potokut, atje ku, Stevan Vulovic dhe subjekti Kosovski Savez, është duke rivalizuar kandidatin e Listës Srpska.

Sipas informacioneve fletëvotimet në fjalë janë planifikuar që fillimisht të futen në Kosovë, e pastaj, të njëjtat të futen edhe në kutitë e votimit.


Lajmi kryesor:

Lokalet në Kosovë/ Disfatë e thellë për Kurtin, LVV fiton vetëm në 3 komuna! PDK merr 3, LDK 2! Rezultatet paraprake, 17 komuna drejt balotazhit


Xh.K/ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Qeveria ndaloi përdorimin e monopatinave, si ju duket vendimi?