TIRANË- Aleanca e Maqedonasve për Integrim Europian me kryetar Vasil Sterjovski është larguar nga koalicioni me Partinë Demokratike të Sali Berishës dhe aleatët e tjerë. Sterjovski ka depozituar në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve kërkesën për largimin nga 'Aleanca për Shqipërinë Madhështore'.
Kjo lëvizje e tij vjen pak orë para se subjektet politike të depozitojnë në KQZ listat me emra për kandidatë për zgjedhjet e 11 majit, afat që skadon në mesnatë.
Pasi dërgoi kërkesën në KQZ për të dalë nga koalicioni, kryetari i kësaj partie, Vasil Sterjovski zbuloi arsyet që e çuan drejt këtij vendimi. Ai u shpreh se PD nuk i kishte dhënë asnjë mundësi kandidimi në qarkun e Korçës, si edhe në zona të tjera, ndaj kërkoi largimin nga ky grupim politik.
“Dështuam në negociata. I kërkova një vend në listën e hapur të Korçës, por refuzuan. Edhe në qarqe të tjera nuk na dhanë vende. Pra koalicion, por s’na dhanë asnjë vend në listë”, tha Sterjovski.
Pjesë e Aleancës 'Shqipëria Madhështore' ishin 26 parti, ndërsa tashmë më ikjen e Partisë Aleanca e Maqedonasve për Integrimin Europian, në koalicion mbeten 25 parti. Kështu, Berishës i ikin maqedonasit dhe rreth tij mbeten çamët e grekët, por edhe një seri me forca politike të panjohura.
'Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve Tiranë. Lënda: Kërkesë për çregjistrimin e AMIE-së nga koalicioni zgjedhor "Partia Demokratike - Aleanca për Shqipërinë Madhështore"
I nderuar z. Celibashi, Partia Aleanca e Maqedonasve për Integrimin Europian (AMIE) njofton tërheqjen nga koalicioni zgjedhor "Partia Demokratike - Aleanca për Shqipërinë Madhështore", për zgjedhjet për Kuvendin e Shqipërisë të datës 11 maj 2025.
Në këtë kuadër, ju kërkojmë të çregjistroni emrin e partisë sonë nga ky koalicion. Duke ju falënderuar për bashkëpunimin dhe mirëkuptimin tuaj. Aleanca e Maqedonasve për Integrimin Europian, Vasil Sterjovski', thuhet në kërkesë.
Ndërkohë, Partia Demokratike sot pritet që të në orën 17:00 të mbledh Kryesinë, ndërsa në 19:00 Këshillin Kombëtar.
2. Partia e Lirisë, përfaqësuar nga Presidenti Ilir Metaj
3. Partia Republikane, përfaqësuar nga Kryetari Fatmir Mediu
4. Partia Demokristiane, përfaqësuar nga Kryetari Nard Ndoka
5. Partia Bashkim për të Drejtat e Njeiut, përfaqësuar nga Kryetari Vangjel Dule
6. Patia Agrare Ambjentaliste e Shqipërisë përfaqësuar nga Kryetari Agron Duka
7. Partia Kombëtare Konservatore Albania, përfaqësuar nga Kryetari Kujtim Gjuzi
8. Partia Emigracioni Shqiptar, përfaqësuar nga Kryetari Kostaq Papa
9. Partia Aleanca Arbnore Kombëtare, përfaqësuar nga Kryetari Gjet Ndoj
10. Partia Aleanca Europiane Ekologjike përfaqësuar nga Kryetari Sazan Guri
11. Partia Personat me Aftësi të Kufizuar, përfaqësuar nga Kryetari Gjovalin Shqalshi
12. Partia Lëvizja Demokratike për Ndryshim, përfaqësuar nga Kryetari Nikolin Staka
13. Partia Lëvizja e Legalitetit, përfaqësuar nga Kryetari Shpëtim Axhani
14. Partia Bashkimi Demokrat Shqiptar, përfaqësuar nga Kryetari Ylber Valteri
15. Partia Ora e Shqipërisë, përfaqësuar nga Kryetari Zef Shtjefni
16. Partia Lidhja Demokristiane Shqiptare, përfaqësuar nga Kryetari Mhill Gecaj
17. Partia Kristian Demokrate e Shqipërisë, përfaqësuar nga Kryetari Dhimtër Muslia
18. Partia Fryma e Re Demokratike, përfaqësuar nga Kryetari Sali Shehu
19. Partia Bashkimi Liberald Demokrat, përfaqësuar nga Kryetari Arian Starova
20. Partia Balli Kombëtar Shqiptar, përfaqësuar nga Kryetari Adriatik Alimadhi
21. Partia Balli Kombëtar Demokrat, përfaqësuar nga Kryetari Artur Roshi
22. Partia Bashkimi Popullor I Pensionistëve Shqiptar përfaqësuar nga Kryetari Selami Jenishehri
23. Partia për Europianizim dhe Integrimin e Shqipërisë, përfaqësuar nga Kryetari Rivelino Çuno
24. Partia Rruga e Vërtetë Shqiptare, përfaqësuar nga Kryetari Muharem Doda
25. Partia për Drejtësi, Integrim dhe Unitet përfaqësuar nga kryetari Shpëtim Idrizi
Kërkesa e Sterjovskit drejtuar KQZ për të dalë nga koalicioni
Komente

Po ca maqedonsa jeni ju mer amon. Jeni thjesht qylaxhinj qe deklaroheni maqedonas se mbase bullgaria u jep ndonje pasaporte. Ptu, fare e keqe.
Përgjigju