Zgjedhjet në degët e PS, Gjiknuri: Në 28 degë do jenë drejtuese ose bashkëdrejtuese gra

1 Korrik 2022, 18:55| Përditesimi: 1 Korrik 2022, 19:50

  • Share

 

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Socialiste, Damian Gjiknuri ka folur pas mbledhjes së kryesisë për zgjedhjet në degët e PS. Ai u shpreh se interesi për të kandiduar ka qenë shumë i lartë dhe kjo tregohet qartë, pasi kanë kandiduar 516 persona. Gjiknuri tha se një risi është që në 28 degë të PS do drejtohen ose bashkëdrejtohen nga gratë.

“Zhvilluam proces 30 ditor me dëgjesa me të gjithë anëtarët e asamblesë, u ndoq nga një grup i caktuar nga PS. Pati interes të madh nga anëtarët e PS për të kandiduar në këtë proces, mjafton të shikojmë shifrat që janë 561 kandidatë. Nga procesi, një risi në 28 degë do drejtohet nga gra dhe vajza. Apo gratë dhe vajzat janë pjesë e bashkëdrejtimit, një risi që PS po e aplikon edhe në drejtimin e bashkive”, tha Gjiknuri.


Lajmi kryesor:

PS zgjedh drejtuesit lokalë, Veliaj konfirmohet sërish në krye të Tiranës! Ja kush janë të përzgjedhurit në të gjithë vendin! Në 3 bashki përsëritet gara


SI.E.//ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?