Zgjedhjet në Francë nxorën fituese të majtën/ Burimi për Report Tv: Lojë Western me 3 vagabondë! Macron nuk do pranojë dorëheqjen e Attal

7 Korrik, 23:07| Përditesimi: 8 Korrik, 20:08

  • Share

Raundi i dytë i zgjedhjeve të Asamblesë Kushtetuese në Francë të dielën e 7 korrikut, nxori fitues Aleancën e Frontit të Ri Popullor (NFP) që përbëhej nga socialistët, të gjelbrit, komunistët dhe ”Franca e Papërkulur” e Jean-Luc Mélenchon.

Analisti Genc Burimi nga Parisi duke analizuar për Report Tv rezultatet e zgjedhjeve tha se nuk shihte asnjë surprizë.

'Nuk ishte surprizë e kam thënë që shanset ishin 50 me 50. Ose Marine Le Pen do fitonte në mënyrë absolute ose do humbiste në mënyrë absolute.'

Më tej ai shton se po hyhet në një diçka të panjohur për Francën.

'Në Francë hyhet në një tunel të panjohur qeveri teknike. Nuk mendohej se do merrte kaq pak vota krahasim me votimin e kaluar. Por po të pjesëtosh numrin e votave që ka marrë Le Pen ka marrë aq sa në raundin e parë dhe në qershor në europiane.  Konfirmohet që Franca është e ndarë në 3 blloqe, blloku i ekstremit të majtë, i ekstremit të djathtë dhe i qendrës së Macron. Nuk ka surprizë.'

Sakaq, ai thekson se Macron nuk do pranojë dorëheqjen e kryeministrit Gabriel Attal.

'Do lërë atë që ka në fuqi. Do lërë Gabriel Attal. Është i detyruar të jap dorëheqjen pastaj presidenti ose e refuzon ose e pranon dhe krijon qeveri të re. Por nuk do e pranojë. E majat nuk ka shumicë. Nuk ka asnjë shumicë. Blloku i majtë më e mira mund të marri 200 deputetë. Ky bllok u krijua për të barrierë bllokim Le Pen. Ky bllok nuk mund të qeverisë bashkë,. Hollande nuk mund të qeverisë me komunistët. Mund ta bashkohen me Macron. Por ekstremi i majtë mund të hakmerret dhe të bashkohet me ekstremin e djathtë dhe të krijojë qeveri. Është një lojë Ëestern. Ka 3 vagabondë. Njëri mund të rrijë vetëm, të 2 bëhen bashkë dhe e rrëzojnë.'

Së fundmi Burimi hedh poshtë çdo ide për zgjedhje të reja pasi nuk e lejon Kushtetuta.

'Asnjë gjasë për zgjedhje të reja nuk e lejon Kushtetuta dhe se Macron me eksperimentin e tij dështoi.'

G.K//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?