Zgjedhjet në Himarë/ 23 mijë e 74 qytetarë me të drejtë vote! KQZ miraton numrin e fletëve të votimit

20 Korrik, 13:00| Përditesimi: 20 Korrik, 15:03

  • Share

Në zgjedhjet e 4 gushtit për bashkinë e Himarës do të kenë të drejtën e votës 23 mijë e 74 zgjedhës, sipas listës së përpiluar nga Drejtoria e Përgjithshme e gjendjes civile.

Nisur nga ky numër i himariotëve me të drejtë vote, KQZ miratoi këtë të shtunë edhe numrin e fletëve të votimit, që do të jenë 2% më shumë sesa numri i zgjedhësve dhe do të jenë 36 Qendra Votimi.

Zgjedhjet e 4 gushtit po zhvillohen nën klimën e përplasjeve mes opozitës dhe maxhorancës për shkak të heqjes së mandatit të Fredi Belerit.

Në garë janë Vangjel Tavo i PS dhe Petro Gjikuria i opozitës që ka premtuar të çojë para axhendën e Belerit.

M.Q./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?