Analisti Ilir Yzeiri ishte i ftuar në lidhje Skype në Report Tv për të folur lidhur me zgjedhjet e pjesshme lokale në Himarë, ku garojnë Petro Gjikuria dhe Vangjel Tavo.
Sipas Yzeirit ndalesa për të votuar e atyre të cilëve iu ka skaduar karta e identitetit, është një procedurë që duhet zbatuar, që edhe zgjedhjet të jenë korrekte. Problem ka nisur sipas tij që pas arrestimit të Belerit, me Greqinë që e bëri kauzë kombëtare duke u ankuar edhe tek partnerët.
'Procedura është shumë e rëndësishme. Themeli që realizon një proces korrekt. Që në fillim, që kur Beleri hyri në garë u parandje që do kishte diçka që nuk shkonte. Fushata u mbyll dhe një natë para ndodhi ajo që e dimë të gjithë. Beleri u kap duke blerë vota dhe u arrestua në flagrancë. Ndodhi ajo që pamë, Greqia e bëri kauzë të madhe ndaj Shqipërisë bëri aksione në të gjithë institucionet por askush nuk e mori parasysh se Beleri ishte arrestuar në shkelje të ligjit. Kryeministri Rama dhe qeveria ishin shumë të qartë dhe dëshmuan se nuk janë në oreksin e atyre që vijnë nga Greqia.'
Por nga ky problem i nisur me Greqinë, ka mbetur shija e keqe e nacionalizmit grek, megjithëse pretendimet e tyre nuk u morën parasysh nga partnerët.
'Pas ka mbetur shija e hidhur e nacionalizmit të Greqisë. Shfrytëzoi prapavijën e nacionalizmit grek duke e akuzuar Shqipërinë për gjëra që nuk kanë ndodhur në këtë vend. Pretendimet e tyre nuk u morën seriozisht nga partnerët ndërkombëtarë dhe me heshtjen e tyre i dhanë të drejtë Shqipërisë.'
Sa i përket kandidatëve, Yzeiri nuk është dakord me mendimin se janë të dy njësoj pasi janë të importuar. Sipas tij Gjikuria është importuar nga sillogjet greke që kanë pretendime territoriale në Shqipërinë e jugut.
'Nuk janë të importuar të dy. Gjikuria ëhstë import nga sillogjet greke, nga ato qarqe që nuk e kanë pranuar kurrë Shqipërinë e jugut dhe kanë patur pretendime për Vorio Epirin. Kanë ushqyer ëndrra për të gllabëruar territore, këto grupe kanë ideologji kanë tjetër nga Vangjel Tavo. Tavo ka jetuar në Shqipëri, ka të drejtë të lëviz dhe të kandidojë në Himarë.
Gjikuria vjen nga ato grupe që nuk ka asnjë gjë të përbashkët me minoritetin grek në Shqipëri. Janë parë dhe dy foto të dy vrasësve të bregut. Gjendeshin në zyrat elektorale të Gjikurias. Si mund të thuash që janë importuar të dy. Vangjel Tavo nuk ka lidhje me këto. Ka jetuar gjithë kohën në Shqipëri. Turp që opozita reshtohet pas një kandidati i cili ka një background që nuk e fsheh të shkuarën dhe mbështetjen që i jep dhe këmbët ku i vendos, te dy vrasës të jugut. Ky është problemi që kemi ne.'