Rezultatet e zgjedhjeve sipas KQZ Kosovë, deri në orën 06:00
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në Kosovë pavarësisht problematikave që ka shfaqur pëgjatë mbrëmjes së diel dhe gjatë orëve të para të mëngjesit me sistemin elektronik dhe tabelat e rezultateve, ka vijuar numërimin e votave dhe shpalljen e shifrave zyrtare.
Sipas të dhënave, deri në orën 06:04 janë procesuar 88.04% e vendvotimeve.
Kryeson Vetëvendosja e Albin Kurtit pothuajse me të njëjtat shifra si në mesnatë, me 41,29%,ose 306556 të votave, e ndjekur nga PDK me 21,83%, ose 162033 të votave, LDK me 17,75%, ose 131798 vota, AAK/NISMA me 7,68%, ose 56994 vota, Lista për Familjen me 2,31%, ose 17174 vota. Kurse SRPSKA LISTA ka marrë 3.96 %, ose 29406 vota.
LVV
41.29%, ose 306556 vota
PDK
21.83%, ose 162033 vota
LDK
17.75%, ose 131798 vota
AAK+NISMA
7.68%, ose 56994 vota
Lista për Familjen
2.31%, ose 17174 vota
SRPSKA LISTA
3.96 %, ose 29406 vota
Tabela e rezultateve zyrtare sipas KQZ Kosovë
Lajmi kryesor:
Zgjedhjet në Kosovë/ Kurti forcë e parë me 40.83%, por nuk arrin shumicën! Pason PDK me 22,15%, LDK 17.59% dhe AAK-NISMA 7.47%
A.Q/ReportTv.al
