Sociale
Kosova & Rajoni

Zgjedhjet në Kosovë/ Emigranti bashkë me familjen kthehet nga Sllovenia për të votuar: Dua ndryshimin

8 Shkurt, 19:37| Përditesimi: 8 Shkurt, 20:42

  • Share

Kosova zhvillon zgjedhjet të dielën e 9 shkurtit ku afro 2 milionë qytetarë do të zgjedhin parlamentin dhe qeverinë e re. Në këto zgjedhje për herë të parë marrin pjesë afro 105 mijë votues nga diaspora ku këtë të shtunë deri në orën 19:00 do të mund të bëjnë përzgjedhjen përmes postës ose fizikisht në përfaqësitë diplomatike.

Por, shumë prej tyre kanë vendosur të votojnë fizikisht. Njëri prej tyre është edhe Agron Morina nga Prizreni i cili prej 10 vitesh jeton e punon në Slloveni, por është kthyer bashkë me familjen vetëm për të hedhur votën në kuti.

“Kam ardhur të votoj fizikisht nga frika e keqpërdorimit të votës nëse do votoja përmes postës. Nesër do te jete një ditë feste ndërsa vota ime do jetë për ndryshimin e Kosovës dhe problemeve që diaspora  ndeshet kur vjen në Kosovë”, tha ai.

28 forca politike garojnë në këto zgjedhje, prej të cilave 20 parti politike, pesë koalicione. Kandidatët për kryeministër janë Albin Kurti i Lëvizjes Vetëvendosje, i cili kërkon një mandat të dytë, Bedri Hamza i Partisë Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku i Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe Ramush Haradinaj i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës.  

SI.E./K.M/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Berisha planifikon të shpërbëjë SPAK nëse fiton më 11 maj, çfarë mendoni?