Komisioni Qendror i Zgjedhjeve mbajti konferencën e tretë për procesin e votimit në përfaqësitë diplomatike të Republikës së Kosovës.
Kryetari i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Kreshnik Radoniçi, tha se në ambasadat dhe konsullatat e Kosovës, në shtetet e ndryshme, deri në ora 15:00 kanë votuar mbi 50% e votuesve të regjistruar.
“Në orën 13:00 sipas kohës lokale në Kosovë, ka nisur procesi i votimit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe në Kanadë. Kemi pranuar të dhënat e pjesëmarrjes së votuesve deri në orën 15:00, nga 20 mijë e 324 votues të Republikës së Kosovës të regjistruar për votim, kanë votuar 10 mijë e 306 votues apo 50,91%”, ka thënë ai.
Lajmi kryesor:
Zgjedhjet parlamentare në Kosovë/ Përfundon votimi i diasporës në Europë! Morën pjesë mbi 70% e atyre që ishin regjistruar të votonin në përfaqësitë diplomatike! Vijon në SHBA e Kanada
K.M/ReportTv.al