Në Maqedoninë e Veriut, Lidhja Social Demokrate e ish kryeministrit Zoran Zaev është shpallur fituese e zgjedhjeve të Përgjithshme Parlamentare.
Sipas të dhënave zyrtare të Komisionit Zgjedhor, pasi përpunuar të dhënat e rreth 97% të vendvotimeve, LSDM, ka siguruar 46 mandate kurse rivali opozitar VRMO-DPMNE i Hristijan Mickovskit 44 vende në parlamentin me 120 deputetë.
BDI-ja e Ali Ahmetit 11.57%, të paktën 15 deputetë ndërsa koalicioni aleanca për Shqiptarët me Alternativën 8.79% ose ndryshe 12 mandate parlamentare, ndërsa Partia Demokratike Shqiptare do përfaqësohet nga vetëm një deputet.
Me këto shifra duket se faktori shqiptar ka siguruar si kurrë më parë 29 mandate parlamentare.
Në bazë të këtyre rezultateve Zoran Zaev (LSDM) ka fituar të drejtën për të formuar qeverinë e e për të cilën ka dy alternative, ose në bashkëqeverisje me BDI dhe koalicionin tjetër shqiptar ‘Aleanca dhe Alternativa’, ose me njërën prej të dyjave dhe me tre parti të tjera që kanë fituar nga 1.3 deri 4%.
Lideri i LSDM-së Zoran Zaev në disa raste është shprehur se nuk do të bëjë koalicion qeveritar me ‘Bashkimin Demokratik për Integrim’ apo ndryshe BDI-në e Ali Ahmetit, e cila ka projektuar për kryeministër edhe një emër të përveçëm, atë të Naser Ziberi-t, teksa zyrtarët e kësaj të fundit kanë theksuar më tepër se një herë preferencën për ta vazhduar koalicionin qeverisës me social-demokratët maqedonas.