Zgjedhjet në veri të Kosovës, Vuçiç: Serbët nuk do t’iu shërbejnë interesave të të tjerëve

23 Prill 2023, 15:11| Përditesimi: 23 Prill 2023, 15:19

  • Share

1681382403_vuccic.JPG

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, i cilësoi zgjedhjet në veri të Kosovës si “zgjedhje pushtuese”.

Duke folur gjatë një vizite në qytetin Donja Gradina në Bosnje dhe Hercegovinë, Vuçiç tha se pushteti në veri të Kosovës synon të vendoset nga ata që, siç u shpreh ai, nuk jetojnë atje.

“Deri në këto momente, vetëm disa serbë kanë dalë në të katër komunat së bashku. Serbët nuk do t’iu shërbejnë interesave të të tjerëve, duan t’iu shërbejnë interesave të tyre, duan paqen, por duan të luftojnë për interesat e popullit të tyre”, tha Vuçiç.

Beogradi zyrtar dhe Lista Serbe - partia më e madhe e serbëve në Kosovë - kanë bërë thirrje për bojkotimin e procesit zgjedhor në veri.


Lajmi kryesor:

Mbyllen zgjedhjet në veri të Kosovës, serbët bojkot, vetëm 3.47% votojnë! ‘Vetëvendosja’ fiton në dy komuna, dy të tjerat i merr PDK (REZULTATET)


SI.E./ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?