Politikë

Zgjedhjet/ Nesër afati i fundit për kandidatët! Rama cakton orën se kur do të finalizojë listën e deputetëve

11 Mars, 11:46| Përditesimi: 11 Mars, 14:43

  • Share

TIRANË- Lista përfundimtare me emrat e kandidatëve për deputetë nën siglën e PS, do të zyrtarizohet në mbledhjen e Kryesisë nesër në orën 19:00. Nesër në mesnatë është afati i fundit për dorëzimin e listave në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve.

Pasditen e nesërme, para mbledhjes së Kryesisë, Rama do të zhvillojë një takim edhe me bordin e diasporës që drejtohet nga Taulant Balla.

Në këtë takim përveç bilancit të punës që është bërë deri më tani, pritet të diskutohet edhe për emra potencialë që mund të vijnë nga diaspora.

Shumica e grupit parlamentar të PS pritet të jetë në listën e hapur, pasi kryeministri Rama deklaroi se ata që kanë fituar qoftë edhe një mandat nën siglën e PS do jenë listën e hapur, përveç drejtuesve politikë të qarqeve.

SI.E./I.M/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Grupi i PS në listë të hapur, përveç drejtuesve politikë, si iu duket?