Mbyllet procesi i votimit në qarkun e Shkodrës. Procesi vijoi kryesisht i qetë.
Kryebashkiaku i Shkodrës, Benet Beci, i cili votoi në mëngjes për parlamentin e ri të vendit, u bëri thirrje qytetarëve të kryejnë "këtë detyrë qytetare të votimit".
“Fushatë shumë qytetare shumë e qetë, siç është vetë Shkodra. Shpresojnë të shkojë kështu deri në fund ditës sot dhe secili të gjetë kohën për të ardhur dhe për të kryer këtë detyrë qytetare të votimit dhe pastaj ju uroj të gjithëve një të dielë të bukur me familjet e tyre”,- tha Beci.
Në qendrën Bruçaj pati një problematikë për shkak të energjisë elektrike. Ndonëse materialet zgjedhore ishin në çdo qendër, pati vonesa të vogla nga anëtarët e komisionerëve për shkak të distancës gjeografik pasi shumica e tyre jetojnë në Shkodër apo rrethina.
Ky qark nxjerr 9 mandate në total. Sa i takon kandidatëve, 4 janë në listën e mbyllur dhe 11 në listën e hapur.
Lajmi kryesor:
Mbyllet votimi, procesi i qetë/ Deri në 19:00 votuan 42.16 % e zgjedhësve, pjesëmarrja më e ulët se në 2021
SI.E./Xh.D/ReportTv.al
