Foto ilustruese

Politikë

Zgjedhjet e 11 majit/ 16 parti kërkesë për t'u regjistruar në KQZ, mes tyre edhe PS! Ilir Meta firmos nga qelia

20 Shkurt, 15:37| Përditesimi: 20 Shkurt, 19:48

  • Share

TIRANË- 16 parti kanë kërkuar deri më tani të regjistrohen në KQZ për zgjedhjet e 11 majit, mes të cilave PD, PS Mundësia, Nisma thurje, Shqipëria bëhet apo Lëvizja Bashkë.

Ajo që bie në sy, është kërkesë e Partisë e Lirisë,  firmën në të cilën e ka vënë nga qelia Ilir Meta.

“Na priftë e mbara në këtë sfidë vendimtare për të ardhmen e Shqipërisë” shkruan sekretari i përgjithshëm i PL-së në një postim në facebook teksa informoi regjistrimin e partisë së Lirisë në KQZ.

Deri tani janë 16 parti që kanë bërë kërkesë në KQZ për tu regjistruar për zgjedhjet e 11 majit. 

Partitë që kanë bërë kërkesë në KQZ për t'u regjistruar
1. Partia Socialiste 
2.Partia Demokratike
3.“Shqiperia Behet”
4. Levizja “Bashke”
5.Partia e Lirise
6.Partia Mundesia
7.Nisma Thurje
8. Partia Konsevatore
9. Partia Balli Kombetar
10.Aleanca Demokristiane e Shqipërisë
11.Partia Bashkimi Demokrat
12. Partia Balli Kombetar Demokrat
13. Partia PUK
14.Partia e Legalitetit
15. PDK
16. Partia Kristian Demokrate PKD

Regjistrimi i partive garuese në zgjedhje duhet kryer brenda një jave deri më 25 shkurt. Koalicionet duhen regjistruar deri më 7 mars, ndërsa emrat e kandidatëve për deputetë duhen dorëzuar në KQZ brenda 12 marsit.

Ora 16:15
FOTO-LAJM/ Kreu i Partisë së Lirisë firmos kërkesën për regjistrimin në zgjedhjet e 11 Majit si Ilir Metaj

1738403163_mm.JPG

Ilir Meta (Metaj)

Partia e Lirisë ka qenë formacioni i radhës politik që ka dorëzuar kërkesën për t’u regjistruar në KQZ për zgjedhjet e 11 Majit, teksa lista ka shkuar në 15 parti deri tani.

Në cilësinë e presidentit të saj, Ilir Meta (Metaj) ai ka hedhur firmën nga qelia e paraburgimit 313 në Tiranë, ku mbahet i izoluar me masën “arrest me burg” nga GJKKO, pas arrestimit më 21 Tetor 2024, për 3 vepra penale.

Detaji që bie në sy është mbiemri në dokumentin e kërkesës, pasi nuk figuron si Meta, por si Metaj. Në fund të kërkesës gjendet me shkrim dore emri "Ilir Metaj" dhe poshtë saj firma e tij.

Kërkesa e PL me firmën e presidentit të saj, Ilir Metaj
S.G/I.M/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Mandarina me pesticide, sa të sigurta janë produktet që konsumojmë?