Politikë

Zgjedhjet e 11 majit/ Fletë votimi gjigande, Tirana me të paktën 350 emra kandidatësh, përmasat 59 cm me 42 cm! Report Tv siguron modelet

20 Shkurt, 10:04| Përditesimi: 20 Shkurt, 15:54

  • Share

TIRANË - Report Tv ka siguruar disa modele të fletës së votimit për zgjedhjet e 11 majit 2025. Siç duket nga pamjet e siguruara nga gazetarja Esiona Konomi, fleta e votimit duket shumë e madhe, krahasim me fleta të votimit në zgjedhje të mëparshme.

Janë disa modele për qarkun Tiranën, një model për qarkun Gjirokastër dhe një për qarkun e Fierit. Ka dy modele, vertikalisht dhe horizontalisht. Modeli i Tiranës është modeli më i preferuar, nga dy partitë kryesore PD dhe PS, mëson gazetarja Esiona Konomi. 

Nëse nuk do të ketë më shumë se 8 subjekte zgjedhore për 11 majin në Tiranë fleta e votimit pritet të ketë të paktën 350 emra në të, me përmasa 59 cm me 42 cm. Report Tv siguroi modelet për të 12 qarqet, ndërsa ajo e kryeqytetit pritet në përmasa gjigande. Nëse në zgjedhje marrin pjesë më shumë se 8 subjekte fleta do jetë dhe më e gjerë. 

Të gjitha partitë janë të vendosura në kolona, pasi kjo minimizon votat e pavlefshme. KQZ me këtë model parashikon ta thjeshtojë votimin, duke vendosur partitë në shtrirje vertikale. Poshtë emrit të partisë me shkronja është lista e mbyllur. Votuesi nuk duhet të zgjedhe një nga emrat e listave të mbyllur. Është me renditje e përcaktuar nga partia. Pasi ka votuar për partinë duhet votuar tek lista e hapur.

Emrat e listës së hapur janë më shkronja më të mëdhaja dhe janë renditur sipas alfabetit. Nëse voton më shumë se një emër, fleta do jetë e vlefshme për partitë por jo për kandidatët. Nëse shënon tek lista e mbyllur nuk ndodh asgjë, vota shkon te partitë nëse është shënuar tek kutia e partisë. Duhet një shënim për parti dhe një shënim te lista e hapur.

Nëse votohet për një subjekt parti apo koalicion dhe nga ana tjetër, votohet kandidati i një subjketi tjetër, vota e pavlefshme pasi nuk dihet kush është përzgjedhja e votuesit. Kur të zyrtarizohen koalicionet do kuptojmë sa subjekte

do kemi dhe sa do jetë madhësia e fletës. Sipas llogaritjeve të KQZ në Tiranë, rezultojnë 7 subjekte (koalicione dhe parti).  Fleta e votimit do jetë e njëjtë edhe për emigrantët.

Edhe nëse zgjedh vetëm partinë dhe asnjë kandidat, vota është e vlefshme dhe i shkon partisë. Edhe nëse voton vetëm një kandidat, vota i shkon atij dhe partisë apo koalicionit ku bën pjesë.

Prodhimi i fletëve të votimit nis më 25 mars, që vlerësohet si kohë e mjaftueshme që një një pjesë jo e vogël e tyre do të nisen me postë nëpër banesat e shqiptarëve, që do të votojnë nga jashtë vendit.

Deri tani janë miratuar afro 130 mijë kërkesa për votim nga jashtë, kryesisht nga Italia, Greqia, Gjermania, SHBA-ja, Mbretëria e Bashkuar dhe Franca, ndërsa mbi 36 mijë e 200 kërkesa janë refuzuar për pasaktësi në dokumenta, megjithë teknologjinë e lartë e të shumëllojshme për t’ua lehtësuar këtë proces.

G.K/A.Q/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Bamkë Qylellari: 20/02/2025 21:38

    Ca janë keto çarçafë!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Mandarina me pesticide, sa të sigurta janë produktet që konsumojmë?