Politikë

Rama takim me gratë dhe vajzat në Kamëz: Të thoshe jam nga Bathorja, ishte si të thoshe jetoj në kënetë! Në 11 maj PD do marrë humbjen më të madhe që nga '97

20 Prill, 17:31| Përditesimi: 20 Prill, 20:40

  • Share

Pas vizitës dy ditore në Korçë kryesocialisti Rama e vijoi turin e takimeve me gratë dhe vajzat e Kamzës. Ai kërkoi të punohet edhe me gratë e vajzat demokrate të kësaj bashkie në mënyrë që më 11 maj të votojnë Partinë Socialiste për t’a çuar Shqipërinë në BE.

Fillimisht, ai ndau episode nga huliganizmi i Partisë Demokratike gjatë kohës që qeveriste Bashkinë Kamëz, me njerëz të dhunshëm që pengonin shprehjen e vullnetit të qytetarëve në kutitë e votimit. 

"Është realisht e pabesueshme po të kesh parasysh se nga jemi nisur dhe të shikosh këtë lum vajzash dhe grash që nuk i duket fundi, pikërisht në këtë bashki që ishte fortesa e burrave, e zhytur në llum. Dhe në këtë vijë, ku sot është një bulevard i mbushur me gra dhe vajza, dhe deri dje ishte një kanal ku baballarët mbanin në krah fëmijët për t’i çuar në shkollë. Elisa përmendi që Bashkia Kamëz ka sot 70% gra, por kur këtu ishte kanali, Bashkia Kamëz ishte 90% burra.

Dhe nëse do të shohësh pse ka ndryshuar kaq shumë Kamza, mjafton të shikosh si ka ndryshuar bashkia e Kamzës falë një burri që e ka kuptuar qysh në krye të herës. Dhe në fakt unë e mbaj mend shumë mirë, se kur Rakipi e ka prekur forcën e grave këtu në Kamëz, ka qenë fushata e tij e parë, kur ne tentuam t’i japim Kamzës një shans. Por nuk mjaftoi. Dhe në atë kohë, në disa qendra votimi ishte e pamundur të shkoje në komision, sepse aty ligjin e bënin disa burra të dhunshëm. Dhe Rakipi, më kujtohet kur kemi folur, më tha: është e pamundur në disa pika ku ka votim, se ka disa njerëz të dhunshëm që nuk të lënë të votosh. Në fund, në ato pika nuk pati asnjë problem, se Rakipi çoi disa gra në komision",- tha Rama.

Rama u ndal edhe tek transformimi i Bathores në këto vite, për të cilën tha se vite më parë, 'të thoshte jetojë në Bathore ishte njësoj si të thoshte jetojë në kenetë'.

"I vinte turp njerëzve që të thoshin jam nga Bathorja sepse e përdornin për të fyer sepse ishte njësoj si të thoshte ti jeton në kënetë dhe sot kjo është një e shkuar sepse me guxim Kamza zgjodhi rrugën e të ardhmes dhe mendoni sikur ta zgjidhte më parë ku do të ishte sot. Dhe sot është një ditë e bukur për PS kjo që unë shoh tani është një pamje e bukur për PS sepse ne për të ardhur deri këtu kemi bërë rrugë të gjatë me disa nga zonjat që janë këtu, kur hyje në organizatat e partisë së Kamzës nuk gjeje asnjë vajzë vetëm disa burra. Partia Socialiste kur ne e nisëm këtë kishte 12 për qind gra dhe ishte si bashkia e kamzes filloi që të rritej dhe sot kemi 40 për qind gra është më mirë se 12 por nuk është mjaftë, duhet që të behni 50 për qind",- tha Rama.

Kryesocialisti u shpreh i bindur se Partia Demokratike do të shënojë në 11 maj humbjen më të thellë që nga viti 1997.

“Në 11 maj do të marrin humbjen më të madhe që nga 1997 do të dalin të shpartalluar siç e meritojnë. Por meritojnë që shpartallimi tu vijë edhe nga demokratët. Mos votoni PD, zbrisni më poshtë se 5 keni emra vajzash e grash të tjera. Krahasojini pak me kukumjaçkat e kënetës që janë çyrykë komplet”, tha ai.

Fjala e plote e kryeministrit Rama

Ora 19:15
'Thanë ejani se është garë e hapur', Rama për primaret në PD: Ua prenë kokat të gjithë atyre që fituan

 

Kryeministri Edi Rama nga takimi me gra dhe vajza në Kamzë u ndal edhe tek primaret e PD. Ai nuk kurse as batutat në lidhje me atë që ka ndodhur me Primaret.

Rama tha se ata që fituan në Primare, veçanërisht kryetari i PD në Kavajë, përfunduan “në barkun e Bufit”, duke iu referuar mos përfshirjes së tyre në listat e 11 majin për zgjedhjet parlamentare.

“Thanë ejani se është garë e hapur u bë deti kos për primaret. Sikur u thanë nxirreni kokën kush vërtetë ka mbështetje e vota, e të tërëve ua prenë kokën. Primaret në Tiranë i festoi kryetari i PD në Kavajë, ndodhet sot në barkun e bufit, e hëngri. Se mos vetëm atë. Hëngri të tërë e as në lista nuk janë e as nëishani nuk u shihet. Sigurisht që nuk më intereson e ardhmja e PD. Por kjo është e vërteta tani”, tha ai. 

Ora 19:03
‘Kamza, tashmë qytet’, Rama: Transformuam administratën, Rakipi kuptoi forcën e grave

 

Kryesocialisti Rama në një takim  me gratë dhe vajzat në Kamëz foli rreth transformimit të Kamzës duke thënë se tashmë quhet një qytet.

Rama tha se administrate është transformuar duke pasur më shumë gra dhe vajza të punësuara sepse vetë kryetari i bashkisë kuptoi rëndësinë e tyre për të drejtuar dhe transformuar Kamzën.

“Nëse do të shohësh pse ka ndryshuar kaq shumë Kamza, mjafton të shohësh administratën e Bashkisë fal një burri që e ka kuptuar që në krye të herës. Ka qenë fushata e parë e Rakipit kur ne tentuan  t’i japim Kamzës një shans, por nuk mjaftoi.

Në atë kohë për shumë nga vajzat e reja duket e pabesueshme por ishte në vitin 2011. Ishte e pamundur të shkoje në komision sepse ligjin e bënin disa burra të dhunshëm. Nuk pati më asnjë problem sepse Rakipi vendosi gran ë komision. Kjo ka qenë një nga shumë provat e realitetit ku gratë dhe vajzat ndihen të mbëhstetura jo të lëna vetëm. Jemi në një qytet që mund t’iI thuash qytet pa pasur frikë. Dikur i vinte turp dikujt të thoshte jetoj në Bathore sepse ishte njësoj të thoje që jetoj në kënetë. Sot kjo është një e shkuar sepse me guxim Kamza zgjodhi rrugën e të ardhmes', tha ai.

K.M/r.k./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Fushata për 11 majin, a i besoni premtimet e partive politike?