Kryesocialisti Edi Rama zhvilloi këtë të martë takimin përmbyllës elektoral për zgjedhjet e 11 majit, në Kavajë. Përçmimi i Sali Berishës për Kavajën, pavarësisht mbështetjes pa kushte që ky qytet i dha ndër vite, ishte në fokus të fjalimit të liderit të Partisë Socialiste.
"Kur Pandi më kërkoi për të folur për fushatën etj., dhe më tha: "Më vjen mirë që jam në Kavajë dhe në Rrogazhine, por të pyes," – më tha – "pse?" I thashë ik njëherë, se do ta jap përgjigjen një ditë.
Pse? Ky bulevard këtu nuk ekzistonte kur ne morëm detyrën. Ky qytet ekzistonte, patjetër që ekzistonte, por nuk ishte ky qytet që është sot. Nuk besoj se dikush, sado inat të na ketë, apo të më ketë mua për më tepër, mos të na japë këtë fakt, që Kavajën ne e nxorëm nga plehrat e harresës dhe të një përçmimi që i vinte jo nga ne, që nuk kishte votuar kurrë, por i vinte nga ata të cilëve Kavaja u kishte dhënë mbështetje pa kushte për gati çerek shekulli.
Sot nuk ka në Kavajë një vend, një ndryshim, që e bën këtë qytet shumë më tërheqës, shumë më mesdhetar, më europian, siç është ky territor këtu, që nuk ka vulën e mbështetjes time dhe PS për Kavajën. Po shihja këtu që pllakat janë zëvendësuar me beton. Nuk jemi ne këta, nuk i bëjmë ne këto.
Sot ne jemi këtu për të folur për 11 majin dhe një palë zgjedhje kombëtare, por ja që përçmimi i dikurshëm dhe ajo ndjesia e tmerrshme e atyre që i’a morën Kavajës votën në mënyrën më pa kushte, është në fakt karakteristikë e asaj kënete dhe atij bufi në krye të kënetës, që njerëzit i sheh si specie nën hyqmin e vet dhe që askund nuk mendon si t’i ngrejë. Përkundrazi, mendon si t’i mbajë nën vete",-Rama.
Rama u tha demokratëvë të Kavajës se do të ishte e pakuptimtë që më 11 maj të votojnë Berishën, pas talljes që ky i fundit bëri me primaret, duke eklipsuar politikisht më të votuarit e procesit, siç ishte Hysen Kadiu, i cili doli i pari në Qarkun Tiranë.
Sot ne vijmë këtu me këtë skuadër, dhe në anën tjetër ka një skuadër tjetër. Pashë një këtu që kishte posterin te xhami i berberit, se ky që është te berberi është përfiks për të ftuar njerëzit për të shkuar te berberi. Ta mbajë aty, të heqë ato mashtrueset, por ta mbajë.
Është ai kryetari i PD Kavajë që bëri një faj shumë të madh: fitoi primaret në të gjithë Tiranën dhe duke fituar primaret në të gjithë Tiranën, përfundoi në barkun e bufit. E hëngri bufi. Se bufi nuk do individë të lirë, bufi do skllevër, bufi nuk do qytete të bukura, bufi do vendbanime që të jetojnë në hijen e tij.
Bufi mori mbështetje të pafundme në dy pika, dy pika ishin që e mbështetën me sy mbyllur: Tropoja dhe Kavaja. Tropoja dhe Kavaja ishin dy qytetet me më pak investime nga qeveria. E hëngri Hysen e shkretë. Ku është Hysa? Ju them unë ku është: te barku i bufit.
Tani u them demokratëve të Kavajës që vazhdojnë ta hedhin votën në kënetë: po si ka mundësi, për çfarë ju duhet? A ju bëri qytetin? Jo. Aq sa është bërë, e kemi bërë ne; aq sa do bëhet, do ua bëjmë ne. Mirë që nuk ju bëri qytetin, po ju hëngri dhe Hysenin, nuk ju respektoi.
Sot po i them Pandit këtu në sytë tuaj: kjo është arsyeja Pand që ke ardhur këtu, ne për Kavajën dhe Rrogozhinën natyrisht, por fiksimi është këtu. Duam që kavajasve t’u dalim borxhit.
Kemi sjellë kryeministrin e luftës së Kosovës, një figurë e historisë së PS, të njëjtën kohë edhe protagonist i ndryshimeve demokratike, e njëkohësisht edhe brend anësh, gjithmonë një urë paqeje dhe mirëkuptimi me të gjithë",- tha Rama.
"Na jepni 5 me 11 maj dhe ne do t'ua kthejmë 5-fish në një mandat",- mbylli fjalën e tij para qytetarëve të Kavajës kryesocialisti.
Pas takimit përmbyllës elektoral që zhvilloi në Kavajë, kryesocialisti Edi Rama bëri një reagim në rrjetet sociale lidhur me atmoferën që ndjeu në këtë qytet, duke e cilësuar të ngrohtë dhe pozitive.
Gjithashtu, ai tha se procesi i shpërndarjes dhe rikthimit të zarfave me votat për 11 majin, në Greqi, është përmirësuar, ndërsa u bëri thirrje shqiptarëve në shtetin fqinj që të mos përtojnë për të kthyer vetë në postë, votën e plotësuar.
“Super Kavaja, faleminderit të gjithë atyre që ishin të pranishëm. Vërtetë ngrohtë, pozitive, shumë bukur, edhe një dritë e bukur, një atmosferë e bukur në atë bulevardin mesdhetar të Kavajës që është një nga gjurmët e punëve që ne bëmë për Kavajën kur Kavaja na dha besimin dhe e nxorrëm nga llumi i kënetës shumë-vjeçare. Dhe është shumë interesante, po ua thoja dhe atyre, dy janë pikat më të painvestuara, totalishte të lëna pas dore nga qeverisja e bufit: Tropoja dhe Kavaja. Kjo ka një shpjegim. Një shpjegim shumë të thjeshtë dhe shumë të hidhur, por është për një herë tjetër. Ajo që dua të shtoj është se kemi progres shumë të mirë në Greqi. Po shkojmë drejt një rritjeje të zarfave të kthyer. Bëj edhe një herë thirrje që mos prisni që t’ju vijë DHL t’ju marrë zarfat por kthejini në pikën përkatëse. Është pak mundim, nuk kemi ça bëjmë tani, duhet bërë ky mundim, por është mundim shumë pakrahasishmt më i vogël se mundimet që ju keni bërë atje në atë vend për të qenë këta që jeni sot dhe ja vlen ky mundimi i zarfit për atë që do bëjmë sëbashku, që ju atje të jeni zot në vendin tuaj, që nesër do të jetë Bashkimi Europian, vendi ynë i përbashkët i të gjithëve. Shqipëria është atdheu ynë, do të mbetet gjithmonë atdheu ynë, por vendi ynë do të jetë i gjithë Bashkimi Europian. Së shpejti në Elbasan”,-tha Rama
Komente

Gjate nates bera prape simulimet komputerike te modeleve matematikore bazuar ne nje agregim (permbledhje/adaptime) te sondazhe te ndryshme, te dhenave historike dhe te mediave sociale dhe ne kombinim me data analytics, machine learning dhe AI, arrita ne keto rezultate, nqs zgjedhjet beheshin sot, per PS do kemi: a) 50.5% e votes popullore me probabilitet mbi 95%, >P95 (statistikisht i garantuar) b) 50.5-52% e votes popullore me probabilitet 50%, P50 b) 52-54% e votes popullore me probabilitet 10%, P10 Ndarja e mandateve do te varet nga dy faktore: 1) vota e diaspores 2) Vota per partite e vogla dhe te reja qe nuk kthehen ne mandate Nqs zgjedhjet beheshin sot, per PS do kemi: a) 76 mandate me probabilitet 95%, P95 b) 77-82 me probabilitet 50%, P50 b) 83-86 mandate me probabilitet 10%, P10 Votat qe nuk kthehen ne mandate dhe votat e diaspores do percaktojne sa mandate do marri PS (76-88), qe eshte e gjere si variacion por qe konfirmohet nga te gjitha simulimet e bera ne super komputer. Marzhi i gabimit nga keto modele eshte shume i vogel, 1%
Përgjigju