Politikë

Rama nga Elbasani, ironi me drejtuesit e PD-së: Iku Luçiano ‘fake Pavarotti’ e erdhi Alizoti, a ka më tallje! Kur po vija këtu, më zuri frika mos dilte Tomori e më hante të gjallë

6 Maj, 19:01| Përditesimi: 6 Maj, 20:32

  • Share

Kryesocialisti Edi Rama zhvilloi këtë të martë takimin përmbyllës për zgjedhjet e 11 majit, në Elbasan.

Kreu i PS-së, Edi Rama, "shigjetoi" drejtuesin politik të PD-së, Tomor Alizoti, për Elbasanin. Rama u shpreh se, kur ishte rrugës për në Librazhd paraditen e sotme, kishte ndjerë frikë se mos Ludoviku dilte dhe e hante të gjallë, duke ironizuar kështu deklaratën e Alizotit disa ditë më parë.

Rama nuk i ndali batutat dhe ironitë për Alizotin, duke thënë se ‘tamaja e madhe të lë pa gjo’. Nga ana tjetër, ai foli edhe për ish-drejtuesin politik të Elbasanit, që sot drejton Shkodrën, Luçiano Boçi, duke e quajtur ‘Luçiano fake Pavarotti’. Kreu i PS-së tha se të sjellësh Alizotin dhe ‘fake Pavarottin’ në Elbasan është një tallje për këtë qytet.

"Sot paradite shkova në Librazhd dhe pata një moment, që më kapi frika kur po i afrohesha Librazhdit, mos më ha Tomor Alizoti të gjallë. Shoh sa andej, këndej, dhe s’e pashë asgjëkundi Ludovicun. Tani që ju shoh juve, mendova me vete: e kupton ti, mor Tomor, se çfarë do me hëngër të gjallë apo jo? Se ka një fjalë të madhe populli shqiptar, Tomor: tamaja e madhe të lë pa gjo. Po me çfarë shoh unë, ty tamaja e madhe do të lërë pa zë. O Tomor, mor Ludovik, ke gjet njerëzit më të gabuar, ke gjet vendin më të gabuar me u ngatërru, mor Tomor. Se më del para syve Tomorri dhe më del në datë 12. Ndërkohë, Tomorri nuk e mendoi hiç dy herë përpara se të vinte këtu, që këtu ishte Luçiano fake Pavarotti dhe iku. Iku Luçiano fake Pavarotti dhe erdhi një Tomor Alizoti a ka më tallje për Elbasanin?"

Kryesocialisti iu drejtua prindërve të kësaj bashkie, këtij qarku e mbarë Shqipërisë, që me 11 maj të votojnë për Partinë Socialiste, si e vetmja forcë politike në vend që në kohë rekord mund t'u garantojë të ardhmen në Bashkimin Europian.

Ora 20:31
Rama nga Elbasani: E therën gjelin e detit të Peqinit se fluturoi lartë. Por Dashi nuk është zog kënete, ka 7 shpirtra!

Kreu i PS-së Edi Rama nga Elbasani ka përmendur Dash Sulën, duke thënë se “gjelin e detit të Peqinit e therën se fluturoi lartë”, duke iu referuar largimit të tij nga Partia Demokratike.

"Ky shesh është dëshmitar i një therje të madhe. E therën gjelin e detit të Peqinit se fluturoi nalt. E therën se fitoi primaret, por nuk është në asnjë vend. E hëngrën. E therën. Po Dashi nuk është zog kënete, ka shtatë shpirtra. Nuk është si ata të tjerat. Atë të Kavajës e ka hëngër bufi. Kryetaren e PD Sarandë, fitoi primaret. Nuk është asgjë kundi, e hëngri bufi. Çoi kanarinën atje.

Kjo është situate për bashkëqytetar tuaj demokratë. U dua tu them se çfarë mund të bëjë PS për ju, që mund të zgjidhni në gjithë këtë grup. Çfarë doni ju që t’ju shpëtojmë nga ai makth? Të dilni nga ajo kënetë për veten tuaj. Po zysha që bënte replika me mua në parlament. E hëngri këneta dhe Xhenin sepse këneta nuk do asgjë dhe askënd që nuk është i gatshëm dhe e gatshme të bëjë kua kua kau.

Kush ka pak më shumë zë, pak më shumë ego, pak më shumë përkrahje, nuk i duhet kënetës. Këneta është mbretëria e bufit dhe bufi mbretëron mbi kënetë dhe mbi sipërfaqen e ujit të ndenjur bëjnë kua kua kua.  Si mund të jetë kjo alternativa e Shqipërisë", tha ai.

Ora 19:49
Rama në Elbasan: Më 11 maj prindërit në mbarë Shqipërinë duhet të votojnë përtej partive dhe liderëve, që t'u japin fëmijëve pasaportën europiane

 

Në takimin përmbyllës elektoral në Elbasan, kryesocialisti Edi Rama iu drejtua prindërve të kësaj bashkie, këtij qarku e mbarë Shqipërisë, që me 11 maj të votojnë për Partinë Socialiste, si e vetmja forcë politike në vend që në kohë rekord mund t'u garantojë fëmijë të tyre të ardhmen në Bashkimin Europian.

"Sot, cilido që voton, investon me votë, për të nesërmen për të marrë për vete, për familjen e tij, familjen e tij, fëmijët e tij, pasaportën europiane. Dua t’ua them të gjithëve, prindërve të Elbasanit, qarkut Elbasanit dhe gjithë Shqipërisë, që kanë fëmijë të vegjël, në shkollë, në gjimnaz, që më 11 maj duhet të mendojnë për fëmijët që nuk kanë të drejtë vote dhe duhet të harrojnë Edin, bufin, partitë dhe duhet të kthehen nga fëmijët dhe të mendojnë se çfarë i duhet fëmijës tim sot nga unë që kam këtë votën. T’i jap një dhuratë që është më e çmuar se çdo vlerë monetare që mund t’i jap. Me pasaportën europiane merr fund një herë e mirë historia e mundimshme dhe e stërgjatë e popullit të nëpërkëmbur; me pasaportën europiane ky flamur do jetë krah për krah me të gjitha ato flamuj që i kemi parë të pararritshëm",-tha Rama.

Ora 19:30
Rama nis takimin përmbyllës në Elbasan me nderime për ish kryebashkiakun Sejdini, çon në këmbë qytetarët: Do doja të ishte këtu të na shikonte sa shumë jemi

Kryesocialisti Edi Rama nisi takimin përmbyllës elektoral në Elbasan me nderime për Qazim Sejdinin, ish kryebashkiak i Elbasanit për 3 mandate, i cili ndërroi jetë në vitin 2024.

"Erdha pak më herët se ora dhe qëndruam disa minuta aty, në pritje që të vinte ora, dhe pashë gjithë këtë lumë njerëzish dhe pata një kujtim të kohës kur erdha në Elbasan për herë të parë si kryetar i PS. Ka qenë fiks 20 vite më parë dhe doja shumë sot që këtë lumë njerëzish që është mbledhur këtu nga të dy anët e dy bulevardeve, ta shikonte dikush që sot nuk është më mes nesh. Dua të besoj që Qazim Sejdini na shikon nga lart. Dua të çoheni të gjithë në këmbë dhe të bëni një duartrokitje për Qazim Sejdinin.E kemi filluar atëherë me një grusht njerëzish – jo se PS ishte një grusht – por sepse vinte nga një disfatë e madhe. Sa herë jam kthyer këtu, ai grusht njerëzish është rritur duke u zgjeruar dhe sot është kjo dorë, që më 11 maj kërkon që i gjithë Elbasani dhe të gjithë banorët e gjithë këtij qarku të bëhen bashkë për Shqipërinë 2030 në Bashkimin Europian",-tha Rama.

K.M/E.H/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Fushata drejt fundit, a ju kanë bindur partitë që të votoni më 11 maj?