Politikë

Rama takim përmbyllës: Në Qarkun Vlorë mund të marrin edhe 10 mandate! Në aeroport do të punësohen mbi 1000 njerëz, kryesisht djem dhe vajza

8 Maj, 17:29| Përditesimi: 8 Maj, 18:32

  • Share

Kryesocialisti Edi Rama zhvilloi këtë të enjte takimin përmbyllës elektoral në Vlorë. Në fillim të fjalës së tij, ai u shpreh se ekziston mundësia që PS në këtë qark të marrë edhe 10 mandate.

"Me tërë këto transformime që u janë bërë Vlorës, dhe me këto katër vjet që i kanë dhënë Vlorës anembanë Shqipërisë tërë atë xhelozi që është krijuar për shkakun tim, nuk është mirë që PS të ngjitet në 80 dhe 80 e kusur mandate dhe Vlora të mbetet te 8. Po unë e di që vlonjatët i dinë vetë të tëra dhe nuk dua të këmbëngul që unë i di më mirë, por dua t’i siguroj të tërë që nëse në këto vite është bërë për Vlorën sa nuk është bërë në tërë vitet e marra së bashku, në 4 vitet që vijnë ne do të vazhdojmë të bëjmë për Vlorën gjëra që sot duken të pamundura. Di t’ju them të gjithëve që nëse sot do të ishim në 2030, këtu në Vlorë do të ishte një vend që tërë Europa do ta mbante si një destinacion i dorës parë. Mbani mend këto fjalë se nuk janë fjalë fushate elektorale, janë fjalë që lidhen me çfarë ne kemi mbjellë akoma në Vlorën 2030, Shqipërinë 2030. Mbani mend këto fjalë që në fund të kësaj dekade, do të kenë ardhur emrat më të mëdhenj, firmat më të mëdha, të gjitha ato gjëra të bukura që mblidhen rreth një vendi kur ai vend bëhet xhevahiri i kurorës së turizmit mesdhetar",-tha Rama.

Kryesocialisti theksoi se Aeroporti i Vlorës, ku sot u ul avioni i parë, do jetë një "serum" i fortë ekonomik për qytetin dhe qarkun, me punësimin e mbi 1000 qytetarëve, kryesisht djemve dhe vajzave.

"Në aeroportin e Vlorës do punësohen mbi 1000 njerëz, kryesisht djem dhe vajza të reja. Aeroporti nuk do ketë vetëm avionë pasagjerë, por do ketë edhe avionë të ngarkesave, që do të çojnë e sjellin mallra e pako të të gjitha përmasave, siç ndodh në të gjithë botën. Do ketë qendër për riparimin e mirëmbajtjen e avionëve të disa prej kompanive më të mëdha europiane. Shumë shpejt nisin fluturimet në Aeroportin e Vlorës. Këtu do jetë baza për aviacionin civil, që do formojë kuadrot e aviacionit civil. Vlora do ketë ndër portet më të bukura të jahteve në Mesdhe. Triporti do jetë port serioz për anijet që marrin dhe sjellin mallra si dhe për anijet e peshkimit. Hotelet kanë nisur t’i ngrihen. Në Vlorë do vijnë firmat më prestigjioze të hotelerisë. Bregdeti i Vlorës do bëhet ndër destinacionet më të kërkuara në Mesdhe",-tha Rama.

Ora 18:22
Rama këndon me Noizyn në takimin përmbyllës në Vlorë (VIDEO)

Në fund të takimit përmbyllës elektoral që PS zhvilloi këtë të premte në Qarkun Vlorë, reperi Noizy këndoi “himnin” e fushatës.

Gjatë performancës, krahas turmës edhe vetë kryesocialisti Edi Rama shoqëroi në këndim reperin.

K.M/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Lavdosh: 08/05/2025 18:24

    10 mandate ne Vlore per PS ka shance matematikore shume te vogel, rreth 10-20% Edhe mund te ndodhe nqs partite e reja dhe te vogla arrijne te grumbollojne rreht 20% te votave qe nuk kthehen ne mandate. Fatekeqesisht parti si e Bashes, Alibeajt, Shehut nuk do marrin shume vota, kjo bene qe per nje mandat do duhen me shume vota

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A besoni se zgjedhjet do ndikojnë në rrugën e Shqipërisë drejt BE-së?