Politikë

VIDEO/ Berisha prezanton platformën e PD, nuk mbush sallën as me LaCivita! Këshilltari amerikan: Program konservator si i Trump e Reagan

12 Prill, 18:08| Përditesimi: 12 Prill, 22:16

  • Share

TIRANË- Partia Demokratike dhe aleatët e saj, një ditë pas hapjes së fushatës, prezantuan programin elektoral, ku në krahun e majtë të Sali Berishës u shfaq edhe këshilltari amerikan, Chris LaCivita. Mbledhja e Kuvendit Kombëtar ku u prezantuan pikat kryesore të programit, u mbajt në Pallatin e Kongreseve, por pjesëmarrja la për të dëshiruar.

As Chris LaCivita nuk e mbushi sallën, ku siç shihet edhe në pamjet që sjell Report Tv, një pjesë e karrigeve në sallë ishin bosh. Duket se edhe Chris LaCivita e ka të vështirë të frymëzojë demokratët dhe shqiptarët të ndjekin programin e PD-së, pavarësisht premtimeve se LaCivita do të ishte magjistari i fushatës së Berishës.

LaCivita u ngjit sërish në podium, por njëjtë si dje, mbajti një fjalim shumë të shkurtër rreth 2 minuta. ‘Truri ndërkombëtar’ i fushatës së demokratëve, LaCivita tha se programi i Berishës është konservator dhe i ngjashëm me të presidentit Donald Trump dhe ish-presidentit Ronald Reagan.

“Të gjithë e dimë se 12 vitet e fundit nën drejtimin e Edi Ramës kanë qenë një dështim i plotë dhe i madh. Një dështim në drejtimin e qëndrueshëm dhe një dështim për familjet shqiptare. Ndërkohë kemi Dr. Berishën, një mik të vërtetë për familjet shqiptare. Ai ka një program të vërtetë për të ulur koston e jetesës për familjet shqiptare dhe një plan të mirëfilltë konservator, ashtu si Presidentët Ronald Reagan dhe Donald Trump.

Është një plan real për të ulur taksat, një plan real për rininë shqiptare, për punësim dhe mundësi.  Kjo fushatë ka të bëjë pikërisht me këtë: udhëheqjen konservatore dhe të qëndrueshme të Dr. Berishës përballë një socialisti të paqëndrueshëm që fshihet pas hijes së vet. Një fitore për Dr. Berishën është një fitore për familjet shqiptare”, tha LaCivita.

Pas tij foli kreu i PD, Sali Berisha, teksa fjala e tij u parapri me kolonën zanore motiv të fushatës së demokratëve, këtë herë me hitin "Thunderstruck" (Bubullima), nga AC/DC (dje u hap me kolonën zanore të filmit "Rocky III", "Eye of Tiger" (Sytë e tigrit), nga grupi muzikor 'Survivor'). Ai sulmoi PS-në për vjedhjen e programit, duke deklaruar se PD po punonte prej 3 vitesh për këtë projekt elektoral.

“Sot ne jemi mbledhur këtu për të prezantuar një projekt që në 34 vite, Shqipëria nuk e ka pasur kurrë ndonjëherë. Një projekt aq i mirë, sa edhe PS, e cila qeverisi 12 vite me mashtrime me vjedhje, u kthye ta vlerësojë, të vjedhë dhe ta kopjojë. Ndonëse kundërshtarët politikë, Edi Rama e pranoi se nuk ka projekt, apo më mirë të themi, projekti i tij është vetëm dora për të vjedhur. Por miqtë e mi, kopja mbetet kopje e shëmtuar. Asnjë nuk gënjehet. Nuk e kopjuam programin elektoral, punuam për të për 3 vite”, u shpreh Berisha.

Ramës i dha këtë porosi: "Edi Rama mos përdor emrin e zotit, as emrin e Skënderbeut, as Ismail Qemalit, flamurin kombëtar, për të mbuluar vjedhjet. Edi Rama të kanë braktisur, Shqipëria dhe bota e pa braktisjen në shesh, ministër në luks."

Takimi nisi edhe me një batutë nga demokratja Artiola Tabaku, që përshëndeti drejtuesin e fushatës elektorale të Partisë Demokratike, Chris LaCivita:

“Sa bukur e simbolizuat fushatën, me bufin epik që ha minjtë e gjirizeve të Rilindjes”, u shpreh ajo.

Fjalia e saj u shoqërua me të qeshura nga të pranishmit, përfshi Berishën dhe LaCivita.

Partia Demokratike prezantoi edhe spotin e fushatës, duke sulmuar kryeministrin Rama që e cilësoi mik të Xhorxh Soros, duke e shoqëruar me fotografi dhe video, dhe quajtur armikun më të madh të presidentit Donald Trump. 

Pamje nga Pallati i Kongreseve, një pjesë e sallës e boshatisur

Ora 19:14
Berisha akuzon Ramën për programin: Kopja mbetet kopje, sot sheshin e kishte bosh! (por vetë s'e mbushi dot sallën as me LaCivita)

 

Sali Berisha akuzoi qeverinë dhe kryeministrin Edi Rama për abuzimet në 12 vite, teksa lëshoi premtime elektorale nga një sallë pjesërisht e boshatisur dhe që nuk e mbushi dot as me LaCivita.

Premtime të cilat në fakt nuk i realizoi dot dy herë në qeverisje, edhe pse i kishte premtuar më parë dhe pretendoi se "nuk donte votë për post"

Ai sulmoi PS-në për vjedhjen e programit, duke deklaruar se PD po punonte prej 3 vitesh për këtë projekt elektoral.

“Sot ne jemi mbledhur këtu për të prezantuar një projekt që në 34 vite, Shqipëria nuk e ka pasur kurrë ndonjëherë. Një projekt aq i mirë, sa edhe PS, e cila qeverisi 12 vite me mashtrime me vjedhje, u kthye ta vlerësojë, të vjedhë dhe ta kopjojë. Ndonëse kundërshtarët politikë, Edi Rama e pranoi se nuk ka projekt, apo më mirë të themi, projekti i tij është vetëm dora për të vjedhur. Por miqtë e mi, kopja mbetet kopje e shëmtuar. Asnjë nuk gënjehet. Nuk e kopjuam programin elektoral, punuam për të për 3 vite. Nuk kthehem për post, por për të tejkaluar arritjet e qeverive Berisha 1 dhe Berisha 2”, u shpreh kreu i selisë blu.

Ai bëri një krahasim mes historisë së markave telefonike “Nokia” dhe “Apple”, duke u shprehur në fund se “kopja mbetet kopje, nuk rritet, nuk shitet, nuk pranohet”.

Më tej paralajmëroi kryeministrin që të mos fliste në emër të personazheve të historisë shqiptare dhe të Zotit.

“Edi Rama, mos përdor emrin e Zotit, emrin e Skënderbeut, emrin e Ismail Qemalit, flamurin dhe himnin kombëtar. Për të mbuluar vjedhjet e tua, të Ballukut, Gjiknurit, Kokës, Veliajt dhe ekipit të hajnave që rropët vendin 12 vite me radhë. Me asgjë nuk i mbulon dot vjedhjet e tyre. Edi Rama, populli të ka braktisur. Shqipëria dhe bota e pa, sheshi bosh. Bota e pa, ministret e tua me luksin e tyre, mijëra e miliona euro, luks, kurse ti nuk the një fjalë të vetme për pensionistët, për të rinjtë, të sëmurët, të varfrit, shqiptarët. Po kujtoj rreshtat e Ali Asllanit: Koha është e maskarenjve, por atdheu është i shqiptarëve!”, vijoi kreu i PD-së në fjalën e tij.

Por Berisha nuk harroi as Xhorxh Sorrosin në akuzat publike, duke i përsëritur pasi e ka shpallur si “armikun personal”.

“Agresion që erdhi nga ekstremi i majtë i Xhorxh Sorrosit, padrino i Edi Ramës”, tha ai, duke iu referuar edhe reformave si ajo e drejtësisë, të cilën po kërkon që ta zhbëjë pasi e quan projekt sorrosian.

Duke numëruar vjedhjet dhe shpërdorimet miliona euro të qeverisë, Berisha renditi pikat e programit si minimumi jetik 200 euro, rritja e pensioneve deri në 400 euro, rroga minimale 500 euro, uljen e çmimit të ujit dhe dritave, subvencione ndaj biznesit, bujqve dhe fermerëve.

Berisha sulmoi edhe projektin gjenetik “Prindi 1 dhe Prindi 2”, të cilin gjithashtu e konsideron sorrosian.

Kreu i selisë blu akuzoi kryeministrin Edi Rama edhe si “bullizues dhe mizogjen”, që nuk mbron gratë dhe vajzat shqiptare nga dhuna, nuk thotë asnjë fjalë në mbrojtje të tyre dhe që i keqtrajton.

Nuk mungoi as paralajmërimi kërcënues drejtuar kreut të qeverisë:

"I them këtij burreci dy metra të gjatë, këto janë javët e fundit, po përpëlitesh kot dhe do japësh hesap".

Ora 19:10
VIDEOLAJM/ Berisha nuk mbush sallën as me LaCivita

Sali Berisha po prezanton programin e Partisë Demokratike në Pallatin e Kongreseve. Në takim është edhe i “shumëprituri”, këshilltari amerikan Chris LaCivita. Por, as me ardhjen e tij nga Amerika, Berisha nuk e ka mbushur sallën dhe në këtë pamje shihet qartë që një pjesë e sallës është bosh.

Duket se edhe Chris LaCivita e ka të vështirë të frymëzojë demokratët dhe shqiptarët të ndjekin programin e PD-së, pavarësisht premtimeve se LaCivita do të ishte magjistari i fushatës së Berishës.

A.Q/K.M/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Lavdosh: 12/04/2025 22:37

    Nga erresira vijme ne erresire shkojme. Erresira eshte sinonim I PD-se. Kjo permbledh cdo gje

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Nisi fushata zgjedhore për 11 majin, si e parashikoni?