Kandidati për kryetar të ri të PD Fatbardh Kadilli ka votuar. Në një komunikim për medie ai ka ftuar të gjithë demokratët të votojnë duke thënë se vetëm në këtë mënyrë mund të ringrihet PD. Për garën tha se u mbyll ashtu siç u nis, e pabarabartë por nënvizoi se ndihet i lumtur që ndezi shkëndijën e parë të saj.
“Është një moment i rëndësishëm për PD dhe anëtarët e saj i ftoj të gjithë të marrin pjesë në votim sepse e duam këtë parti dhe duam të ringrihet. Ringritja fillon sot kur çdo anëtar merr përsipër përgjegjësitë e veta. Është një garë që u mbyll siç u nis e pabarabartë por jam i lumtur që ndeza shkëndijën e parë të saj. Ndeza kurajon. Manifesti për ta bërë partinë të pastër të hapur të bashkuar do vazhdojë. PD-së iu rikthye kurajo dhe guximi, kjo parti do të jetë e pastër, e hapur, e bashkuar dhe fituese. Në përgjithësi i rri larg këtyre provceseve, procesi i vërtetë është fryma me të iulin do dalin demokratët. Është hera e parë që një forcë politike shtrëngohet në pak kohë që të reflektojë shumë”, tha ai.
Lajmi kryesor: