Politikë

Zgjedhjet në PD, Basha: Proces me vlerë! Harxhi: Ka parregullsi, demokratët s'gjejnë emrat! Shehaj: Nëse cenohet standardi boomerang për PD! Kadilli: Garë e pabarabartë

13 Qershor 2021, 10:29| Përditesimi: 13 Qershor 2021, 15:02

  • Share

I pari që iu drejtuar qendrës së votimit për të hedhur votën nga 4 kandidatët në garë për kreun e PD ishte Lulzim Basha. Ai ishte i shoqëruar nga Dhrata Çupi dhe Jorida Tabaku, ndërsa ka pritur edhe në radhë për të votuar.

Basha ka votuar në selinë e PD ku ishte ngritur qendra e votimit, ndërsa pas hedhjes së votës ka falënderuar demokratët dhe personat që kujdesen për procesin duke thënë se kjo është një vlerë e shtuar.  Basha tha se PD e nisur betejën me vlerat e demokracisë, shprehjes së lirë dhe debatit dhe me këto vlera do ta çojnë përpara partinë deri në rrëzimin e Ramës.

“Dua të flaenderoj mediet. Dua të falënderoj demokratët. Procesi i zgjedhjes vlerë, janë vlerë e demokracisë konkurencës debatit, këto janë vlerat tona të demokracisë të shprehjes së lirë dhe të debatit. Me këto vlera e kemi nisur betejën për Shqipërinë dhe shqiptarët dhe me këto vlera do ta çojmë deri në fund betejën për rrëzimin e regjimit Rama –Doshi”, tha Basha.

Pas Lulzim Bashës, kutive të votimit iu drejtuar Fatbardh Kadilli, Edith Harxhi dhe Agron Shehja. Të 3 kandidatët që garojnë ndaj Lulzim Bashës, kanë hedhur akuza për procesin zgjedhor  duke thënë se ka probleme të mëdha dhe është i pabarabartë.

Agron Shehaj ka akuzuar se vëzhguesit e tij janë  larguar se procesi po komprometohet dhe se në Durrës është shtuar një listë e re. Ai tha se nëse cenohen standardet e saj mund të kthehet në një boomerang për PD.. Në të njëjtën linjë ishte edhe Edith Harxhi, e cila tha se procesi ka parregullsi të mëdha dhe se gjysma e anëtarëve të PD nuk e gjejnë emrat në lista. Ndërsa Fatbardh Kadilli se kjo është një garë që u mbyll siç u nis, e pabarabartë.

Në të gjithë vendin janë 75 mijë anëtarë të Partisë Demokratike që do t'i drejtohen 76 qendrave të votimit të ngritura në të gjithë vendin,për të zgjedhur drejtuesin e ri.

Ora 12:47
Shehaj: Procesi është vlerë, por nëse ka standard të ulët mund të kthehet në boomerang për PD

Kandidati për kreun e PD, Agron Shehaj pasi ka hedhur votën e tij në kutitë e votimit i ka bërë thirrje demokratëve të dalin të votojnë, Ai tha se procesi i votimit të PD është vlerë për partine, por nëse cenohen standardet e saj mund të kthehet në një boomerang për PD.

"Të shkojnë të votojnë më qetësi sepse sot nuk zgjidhet vetëm kryetari i PD por fati i zgjedhjeve të ardhshme. Këto zgjedhje rrisin vlerat e PD por nëse standardi është i ulët mund të kthehet në boomerang për PD. Është shumë e rëndësime besueshmëria te Partia Demokratike", tha Shehaj.

Ora 11:26
Harxhi voton: Procesi ka parregullsi, nëse demokratët nuk do të gjenin emrat në lista, procesi fars

Pasi hodhi votën në njësinë 5, kandidatja në garë për drejtimin e PD, Edith Harxhi tha se procesi ka parregullsi të mëdha dhe se gjysma e anëtarëve të PD nuk e gjejnë emrat në lista. Harxhi i bëri thirrje Bashës dhe komisionit zgjedhor që ndjek procesin zgjedhor se nëse demokratët nuk do të gjenin emrat në lista ky proces do të jetë fars për atë.

"PD është një aset dhe pasuri kombëtare dhe i përket të gjithë shqiptarëve. Sot është dita e demokratëve, është ditë e rëndësishme për të gjithë ne dhe ne sot votojmë për ndryshimin dhe për një reformim të plotë të PD dhe ringritje e saj mbi vlerat e 1990. Mendoj që do të fitoj dhe demokratët do të fitojnë në radhë të parë sot. Jam e sigurt që vota e demokratëve do të jetë për ndryshimin.

Ka pasur probleme , procesi është me probleme të mëdha, anëtarësia është përgjysmuar. I bëj thirrje Bashës dhe kryesisë së PD dhe komisionit zgjedhor që ndjekin procesin, nëse demokratët nuk do të gjenin emrat në lista ky proces do të jetë fars për ne. Demokratët janë penguar të votojnë vetëm se u thuhet se nuk janë aktiv në PD, kjo nuk është normale, jam e sigurt që ata janë thirrur të votojnë më 25 prill për PD. Dita jonë fillon sot, unë filloj sot betejën time për të ringritur PD. Unë e kam shprehur kohë do të jem aktive në PD dhe beteja ime fillon sot, edhe po të mos fitojë, unë do të vazhdojë të luftojë por jam e sigurt që do të fitojë", tha Harxhi.

Ora 11:14
Zgjedhjet për kryetarin e ri, voton Kadilli: Nëse e doni PD, votoni që ta ringremë! Është një garë që u mbyll siç u nis, e pabarabartë

Kandidati për kryetar të ri të PD Fatbardh Kadilli ka votuar. Në një komunikim për medie ai ka ftuar të gjithë demokratët të votojnë duke thënë se vetëm në këtë mënyrë mund të ringrihet PD. Për garën tha se u mbyll ashtu siç u nis, e pabarabartë por nënvizoi se ndihet i lumtur që ndezi shkëndijën e parë të saj.

“Është një moment i rëndësishëm për PD dhe anëtarët e saj i ftoj të gjithë të marrin pjesë në votim sepse e duam këtë parti dhe duam të ringrihet. Ringritja fillon sot kur çdo anëtar merr përsipër përgjegjësitë e veta. Është një garë që u mbyll siç u nis e pabarabartë por jam i lumtur që ndeza shkëndijën e parë të saj. Ndeza kurajon.  Manifesti për ta bërë partinë të pastër të hapur të bashkuar do vazhdojë. PD-së iu rikthye kurajo dhe guximi, kjo parti do të jetë e pastër, e hapur, e bashkuar dhe fituese.  Në përgjithësi i rri larg këtyre provceseve, procesi i vërtetë është  fryma me të iulin do dalin demokratët. Është hera e parë që një forcë politike shtrëngohet në pak kohë që të reflektojë shumë”, tha ai.

 

//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?