Shqipëria renditet e para si destinacioni me rritjen më të madhe të numrit të turistëve për vitin 2024, në renditjen e UN Tourism, organizata më e madhe botërore e turizmit, anëtarë të së cilës janë shtetet anëtare të OKB.
Duke iu përgjigjur komentuesve në rubrikën ‘Sy m’sy’ kryeministri Edi Rama tha se Shqipëria është sot këtu falë vizionit dhe punës së qeverisë të tij.
Rama thotë se 10 vite më parë sipas tij vendi ishte mbushur me rrënoja dhe turisti nuk kishte ku të bënte një foto, ndërsa sot sipas tij Shqipërisë i është pastruar imazhi, dhe ndaj vizitohet nga kaq shumë turistë nga mbarë bota.
Ky është viti i mandatit të ri qeverisës që do të marrim më 11 maj. Gëzohuni mos kini frikë të gëzoheni për Shqipërinë kur ajo bën sukses. ... Këtë muhabetin që vetëm ne kishim mbetur pa u zhvilluar, kështu që kjo do ndodhte siç ndodh kur bie shi apo kur bie borë mos e bëni kështu, se nuk është fare serioze është shumë qesharake kjo mënyrë të arsyetuari. Fakti që po ndodh kështu sot lidhet me punët kryesore që janë bërë në këto vite në çdo drejtim për të përmbysur në radhë të parë, atë imazhin skandaloz të Shqipërisë, për të pastruar llumin, plehrat e kudo ndodhura, për të rilindur qytetet, për të rindërtuar infrastrukturën, për të mbështetur investimet në turizëm, në bujqësi, në biznes të vogël, edhe me radhë e me radhë e me radhë.
A do të rritej kështu turizmi nëse aeroporti do të ishte më i shtrenjti në Europë, apo Tirana do të ishte ajo e 10 viteve më parë, që gërrhiste dhe e rizgjuam nga gjumi. Vlora, Korça,Himara, Lezha etj do të ishin ato 10 vite më parë, ku nuk bëje dot një foto se s’kishe nga të rrotulloheshe nga rrënimi.
Duke u ndalur tek zgjedhjet e 11 majit, Rama u shpreh i bindur se edhe këtë herë qeveria do të marrë mandatin e katërt për të vijuar objektivin që të çojë Shqipërinë drejt BE-së.
“Qeveritë venë e vinë edhe pse kjo e PS-së do të jetë këtu edhe ca vite derisa të fusë Shqipërinë në BE, të paktën....
Ka shumë nëse, por fakt kokëfortë është se suksesi i Shqipërisë sot është vizioni, program dhe puna këmbëngulëse e kësaj qeverie, dhe e askujt tjetër dhe aleanca jonë strategjike me sipërmarrësit e mëdhenj e të vegjël të Shqipërisë që punon punon e nuk merret me llafet. Të tjerat janë llafe që I merr era. E era e 11 majit yf sa llafe do të marrë me vete ai 11 maji. Do të jetë I bekuar”
Ne ia kalojmë Greqisë për turizëm?
Gjatë komentit ‘sy m’sy’ Rama sqaroi renditjen e UN Tourism, organizata më e madhe botërore e turizmit, anëtarë të së cilës janë shtetet anëtare të OKB.
“Shifrat e se kemi të bëjmë me shifrash që tregojnë rritje krahasimisht me vitet e mëparshme, jo numra absolutë.
Se për numra absolutë as krahasohemi as s’kemi pse të krahasomi se është absurditet. Franca ka 100 milionë… Këtu flitet për cilin vend është zhvilluar më shumë në vitin që lamë pas në raport me vetveten.
E pavarësisht se nuk mund ta duash qeverinë time ‘të poshtër’ E kjo nuk duhet të të pengojë të gëzohesh për Shqipërinë.... Kur Shqipëria shkëlqen në fushën e turizmit s’ke pse ia kursen vetes një buzëqeshje
Komente

ti e ktheve vendin ne fash izem or i paudh ste vjen zor njerezit skane cte hane i bere pasaniket akoma me te pasur i largove njerezit nga shqiperia
PërgjigjuRROFTE EDI RAMA ,STRATEGU I SHQIPERISE MODERNE...QENTE LE TE LEHIN
Sybme sy me ty, por jo me ate ne burg, ai u harrua.
Përgjigju