Ekipi i Report Tv është vendosur në Kosovë, ku do të ndjekë hap pas hapi procesin e zgjedhjeve parlamentare në një transmetim maratonë bashkë me Shqiptarja.com.
Nga Prishtina, gazetari Arlind Isai dha lajmin e përfundmit të procesit të votimit për diasporën e Kosovës, në Europë.
“Mirëmbrëma nga Prishtina e ftohtë! Sa i takon klimës dhe temperaturës, përditësimet e fundit që mora nëpërmjet aplikacioneve tregonin -3 gradë në Prishtinë. Klima është e qetë sa i takon asaj të mbështetjes së partive politike. Janë 71.16% me të drejtë vote të cilët kanë hedhur votën e tyre, për të shprehur vullnetin e tyre, Duhet të kujtojmë se janë afro 20 mijë e 300 persona të regjistruar si pjesëtarë të diasporës së Kosovës, të cilët ishin regjistruar për të kryer procesin nëpër selitë diplomatike. Kosova votën e diasporës e ka të strukturuar dhe e kryen atë nëpërmjet postës dhe selive diplomatike. Pra, qytetarët e Kosovës që jetojnë jashtë kufirit të saj, mund të shkojnë nëpër selitë diplomatike për të hedhur fletën e votimit në kutitë që janë vendosur aty, ose mund të shkarkojnë fletën e votimit, ta vendosin e atë në një zarf së bashku me një fotokopje të mjetit të tyre të identifikimit dhe nëpërmjet postës ta dërgojnë në Komisionin Qëndror të Zgjedhjeve në Prishtinë, i cili më pas proceson votën e tyre në kuadër të numërimit të votës. Një tjetër hap i votës së diasporës është edhe ai i kutive postora. Ministria e Jashtme e Kosovës me KQZ me një staf të posaçëm, marrin fletët e votimit të hedhura në këto kuti postare dhemë pas I raportojnë nëpërmjet procesve të parashikuara me KQZ. Janë rreth 105 mijë shtetas të Kosovës të cilët kanë të drejtë vote si anëtarë të diasporës”,- tha Isai.
Në garën për përbërjen e re parlamentare janë 28 subjekte politike dhe një kandidat i pavarur.
Qytetarët mund të zgjedhin një parti dhe deri në dhjetë kandidatë për deputetë. Nga këto votime do të zgjidhet përbërja e re e Kuvendit me 120 ulëse dhe deputetët më pas zgjedhin Qeverinë e re.
Qeveria aktuale në Kosovë udhëhiqet nga Albin Kurti, kreu i Lëvizjes Vetëvendosje.
Këto janë zgjedhjet e para të rregullta që Kosova mban që nga shpallja e pavarësisë më 2008. Deri më tani, në vend janë mbajtur një sërë zgjedhjesh të parakohshme.
Komente
![](https://report-tv.al/template/img/antipiracynote.jpg)