Donald Trump në fushatë
Kur gati gjysma e amerikanëve kanë votuar (78 milionë vota me postë), ish-presidenti Donald Trump mbajti një tubim në Raleigh, në Karolinën e Veriut, teksa dha paralajmërim të fortë për luftën kundër emigracionit të paligjshëm.
"25% detyrime nëse Meksika nuk ndalon emigrantët!", u shpreh manjati që synin sërish Shtëpinë e Bardhë, teksa përballë ka zv/presidenten demokrate Kamala Harris.
Në tubimin para mbështetësve Trump kërcënoi se do të vendosë tarifa 25% mbi eksportet meksikane, nëse nuk ndalon trafikun e paligjshëm dhe të drogës në SHBA.
“Nëse nuk e ndalin këtë sulm të kriminelëve dhe drogës në vendin tonë, unë do të vendos menjëherë një tarifë prej 25% për gjithçka që ata dërgojnë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës”, tha ai. Pak më parë ai kishte akuzuar se "shumë nga njerëzit" që kaluan kufirin ishin "vrasës".
AbcNews raportoi se se shumë prej të pranishmëve u larguan nga sheshi pak pasi filloi të flasë kandidati republikan. Trump premtoi ndihmë për qytetarët e Karolinës së Veriut të prekur nga uragani, duke i nxitur ata të "ulen dhe të pushojnë":
"Të ulen dhe të pushojnë të gjithë. Më 20 janar do të shihni njerëz që vijnë dhe ju ndihmojnë siç kemi bërë në të kaluarën", tha Trump.
Ish-presidenti Donald Trump po e mbyll fushatën e tij me "errësirë dhe zemërim të plotë". Kështu tha një përfaqësuese e fushatës së kandidates demokrate Kamala Harris, duke komentuar deklaratat e fundit të kundërshtarit republikan
Lajmi kryesor:
Amerika vendos/ Garë e ngushtë presidenciale, por Harris është 4 pikë në avantazh! Tre shtete në alarm për sigurinë! Qendrat e votimit me xhama antiplumb e dyer çeliku! Rrethohet Shtëpia e Bardhë e Capitol Hill
A.Q/ReportTv.al