Kamala Harris dhe Donald Trump

Amerika vendos/ Garë e ngushtë presidenciale, por Harris është 4 pikë në avantazh! Tre shtete në alarm për sigurinë! Qendrat e votimit me xhama antiplumb e dyer çeliku! Rrethohet Shtëpia e Bardhë e Capitol Hill

4 Nëntor, 15:47| Përditesimi: 4 Nëntor, 23:56

  • Share

Amerikanët do të votojnë të martën (5 nentor) për të zgjedhur se kush do të drejtojë Shtëpinë e Bardhë në katër vitet e ardhshme. Gara mes Nënpresidentes Kamala Harris dhe ish-Presidentit Donald Trump është tepër e ngushtë.

E tregojnë dhe sondazhet. Kamala Harris dhe Donald Trump janë të angazhuar në një sfidë ku çdo votë ka rëndësi. Nga mesatarja e sondazheve, ish-presidenti republikan duket se ka një avantazh të lehtë, por të dhënat e tri ditëve të fundit tregojnë një rritje për nënpresidenten pas disa javësh rënieje.

Sipas mesatares së sondazheve të ëebsite FiveThirtyEight, Harris është përpara me 0.8 pikë në Michigan dhe me 0.6 në Ëisconsin. Trump ka fituar terren në Arizona, ku tani ka një avantazh prej 2.5%, ruan një epërsi prej 1.5 pikësh në Georgia dhe Karolinën e Veriut, ka një avantazh prej 0.9 pikësh në Nevada dhe 0.3 në Pennsylvania, e cila me 19 vota elektorale ofron fitoren më të dëshiruar të natës.

Nëse rezultati do të përfundonte kështu, ish-presidenti do të rikthehej në Shtëpinë e Bardhë, por të gjitha shifrat janë brenda margjinës së gabimit dhe mjafton Pennsylvania — që është në një barazim të ngushtë — për të ndryshuar rezultatin e votimit. Këto të dhëna marrin parasysh të gjitha sondazhet e publikuara dhe për rrjedhojë reflektojnë më ngadalë ndryshimin e prirjeve elektorale që është regjistruar ditët e fundit nga disa sondazhe.

Sondazhi i Iowa Poll, një sondazh i besueshëm që e rikthen në lojë një shtet që më parë konsiderohej në kampin e Trump: Harris është përpara me 3 pikë, veçanërisht falë votës së grave të moshuara dhe atyre të pavarura. Sondazhi i Neë York Times dhe Siena College tregon barazim në Pennsylvania dhe Michigan, duke ia dhënë Harris-it Nevadën (+3%) dhe Karolinën e Veriut (+2%). Nënpresidentja do të kishte gjithashtu 2 pikë avantazh në Wisconsin dhe 1 pikë në Georgia, ndërsa Trump-it do t’i mbetej Arizona.

Edhe sondazhi i PBS News nxjerr Kamala Harris me katër pikë avantazh ndaj Donald Trump. Nënpresidentja ka 51% të mbështetjes përkundrejt 47% të Trump. Ky avantazh është më i madh se margjina e gabimit prej 3.5 pikë përqindje.

Sipas përllogaritjeve më të besueshme, të dy kandidatët nisen me një bazë të sigurt — 226 vota elektorale për Harris dhe 219 për Trump — dhe secili ka 21 kombinime për të kaluar pragun e 270 votave të nevojshme për t’u zgjedhur.

Frika e kaosit

E kur kanë mbetur pak orë nga dita e zgjedhjeve në tre shtete, Uashington, Nevada dhe Oregon është alarmuar Garda Kombëtare për rrezikun e trazirave.

Zyrat zgjedhore në SHBA kanë forcuar masat e tyre të sigurisë këtë vit duke parashikuar dhunë. Qindra zyra zgjedhore janë përforcuar me xham antiplumb dhe dyer çeliku.

Barriera mbrojtëse janë ngritur rreth Shtëpisë së Bardhë dhe Kapitol Hill.  Xhamat janë mbuluar me dërrasa edhe në disa biznese afër Shtëpisë së Bardhë, në Uashington

 Qyteti është në gjendje të lartë gatishmërie për trazira të mundshme pas fillimit të garës së nxehtë.

Shefja e forcës policore ka thënë se nuk ka pasur “kërcënime serioze”, por se janë ndërmarrë masa shtesë për t’i mbrojtur kutitë dhe qendrat e votimit.

Ndërkohë mbi 78 milionë votues kanë hedhur tashmë votat e tyre të parakohshme, pothuajse gjysma e atyre që votuan në përgjithësi në ditën e zgjedhjeve në 2020 (158 milionë) sipas të dhënave nga laboratori zgjedhor në Universitetin e Floridës dhe sondazhet tregojnë se Trump e Harris janë kokë më kokë.

Mediat raportojnë së fundmi se fushata e Trump është e përgatitur edhe për skenarin e humbjes dhe kjo vihet re në mesazhet e shpërndara stafit, kurse nga ana tjetër New York Times shkruan se grupe të ekstremit të djathtë janë mobilizuar për të ruajtur qendrat e votimit, duke shpërndarë mesazhe mes tyre.

Kandidatët dhanë dhe mesazhet e fundit të fushatës, ku Harris u shpreh për mediat se "Ndihet mirë", në lidhje me impresionet që ka për ditën e votimit dhe optimizmin për fitoren, kurse Trump me një mesazh inkurajoi mbështetësit që të votonin, sepse "nuk mund të durojmë më!".

Trump gjithashtu tha nga karolina e Veriut ku apeloi për vota para mbylljes së fushatës se "do vendos tarifa 25% ndaj meksikës për çdo produkt, nëse nuk luftojnë emigracionin". Në krahun tjetër kampi i Harris u shpreh se "ai po e mbyll me errësirë dhe zemërim".

Foto: Projeksioni i Corriere.it 

 

Ora 22:49
Zgjedhjet/ Trump nga Karolina e Veriut: 'Tarifa 25% nëse Meksika nuk ndal emigracionin!' Kampi i Harris: Ai po e mbyll me errësirë e zemërim

1728854047_donaldtrump.JPG

Donald Trump në fushatë

Kur gati gjysma e amerikanëve kanë votuar (78 milionë vota me postë), ish-presidenti Donald Trump mbajti një tubim në Raleigh, në Karolinën e Veriut, teksa dha paralajmërim të fortë për luftën kundër emigracionit të paligjshëm.

"25% detyrime nëse Meksika nuk ndalon emigrantët!", u shpreh manjati që synin sërish Shtëpinë e Bardhë, teksa përballë ka zv/presidenten demokrate Kamala Harris.

Në tubimin para mbështetësve Trump kërcënoi se do të vendosë tarifa 25% mbi eksportet meksikane, nëse nuk ndalon trafikun e paligjshëm dhe të drogës në SHBA.

“Nëse nuk e ndalin këtë sulm të kriminelëve dhe drogës në vendin tonë, unë do të vendos menjëherë një tarifë prej 25% për gjithçka që ata dërgojnë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës”, tha ai. Pak më parë ai kishte akuzuar se "shumë nga njerëzit" që kaluan kufirin ishin "vrasës".

AbcNews raportoi se se shumë prej të pranishmëve u larguan nga sheshi pak pasi filloi të flasë kandidati republikan. Trump premtoi ndihmë për qytetarët e Karolinës së Veriut të prekur nga uragani, duke i nxitur ata të "ulen dhe të pushojnë":

"Të ulen dhe të pushojnë të gjithë. Më 20 janar do të shihni njerëz që vijnë dhe ju ndihmojnë siç kemi bërë në të kaluarën", tha Trump.

Ish-presidenti Donald Trump po e mbyll fushatën e tij me "errësirë ​​dhe zemërim të plotë". Kështu tha një përfaqësuese e fushatës së kandidates demokrate Kamala Harris, duke komentuar deklaratat e fundit të kundërshtarit republikan

Ora 20:15
Mbyllja e fushatës në SHBA, mesazhet e fundit të kandidatëve! Harris optimiste: Ndihem mirë! Trump: Votoni, s’mund të durojmë më!

1730738469_Screenshot8.jpg

Kamala Harris dhe Donald Trump

Teksa kandidatët kanë mbyllur fushatën e tyre dhe nesër më 5 nëntor nis dita e zgjedhjeve, ku do votohet për presidentin e ri të SHBA-ve, mediat kanë publikuar edhe situatën nga kampet respektive dhe mesazhet e fundit të dy garuesve.

Kandidatja demokrate, njëkohësisht zv/presidentja Kamala Harris, tha se “ndihet mirë” në prag të votimit të nesërm. Këto ishin ndjenjat e saj në prag të votimit, teksa iu përgjigj mediave. Zëvendëspresidentja, ndërsa u largua nga Detroit për në Pensilvani për fazat e fundit të fushatës, tregoi gishtin e madh lart si shenjë optimizmi për gazetarët shoqërues.

Kurse Fushata e Donald Trump u ka dërguar një mesazh celular mbështetësve duke u kërkuar të shkojnë të votojnë. Mesazhi shoqërohet me shprehjen:

“Nesër qëndrojmë kundër Kamalës dhe deklarojmë se nuk mund ta durojmë më”.

Ora 20:01
New York Times: Grupet e ekstremit të djathtë u mobilizuan për të ruajtur qendrat e votimit!

Gardhi i sigurisë pranë Capitol Hill

Mesazhet e shpërndara në rrjetet sociale apo nëpërmjet telefonave, mobilizuan grupe të "integritetit zgjedhor" në dhjetëra shtete, duke përfshirë shtetet e fushëbetejës Pensilvania, Xhorxhia, Wisconsin, Karolina e Veriut dhe Miçigani.

Në New Hampshire, një kanal jep udhëzime për të kontestuar votimin e hershëm, e njëjta gjë në Xhorxhia, ndërsa në Nju Meksiko nxitet të monitorojë, qoftë edhe me kamera, qendrat e votimit, të paraqesë ankesa dhe të jetë gati të "luftojë si ferr".

Mesazhet e analizuara, shkruan New York Times, jo vetëm që inkurajojnë njerëzit të protestojnë, por edhe të jenë gati për dhunë.

Më herët ishte raportuar edhe për vendosje të barrierave pranë Shtëpisë së Bardhë apo në Capitol Hill, ku Garda po rriste masat e sigurisë për ndonjë incident të mundshëm pas votimit apo shpalljes së rezultatit.

Ora 19:53
Zgjedhjet Presidenciale në SHBA/ Media: Fushata e Trump është bërë gati edhe për skenarin e humbjes

Donald Trump

Mediat raportojnë se fushata e Donald Trump po përgatit anëtarët e stafit për të mbyllur operacionet, duke pranuar privatisht se manjati mund të humbasë zgjedhjet e së martës, pavarësisht se publikisht projekton besim në fitore.

“Axios” shkruan këtë, duke cituar një e-mail drejtuar stafit të bashkëkryetares së fushatës, Susie Wiles, e cila përdor fraza si "nëse do të ishim fitimtarë", "pavarësisht nga rezultati i zgjedhjeve" dhe "Nëse Zoti do”, duke pranuar se gara mund të përfundojë në favor të Trump ose jo.

Ora 16:53
Rutte: Kushdo që fiton, do mbajë angazhimet e NATO-s! S'besoj se SHBA do përsërisë gabimin e Luftës së Parë Botërore, Putin përbën kërcënim!

1729699021_ereerere.PNG

Mark Rutte, kreu i NATO-s

Kushdo që i fiton zgjedhjet presidenciale në Shtetet e Bashkuara, do të vazhdojë të bashkëpunojë me NATO-n dhe të mbajë angazhimet e saj.

Kështu u shpreh nga Berlini, Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte.

“Ne do të punojmë me Kamala Harris, ose me Donald Trump, nuk kam asnjë dyshim. Është në interesin e të gjithëve, këtu në Evropë dhe në SHBA, dhe Shtetet e Bashkuara nuk do të përsërisin gabimin e bërë pas Luftës së Parë Botërore, të tërheqjes nga Evropa. Rusia e Putinit përbën një kërcënim të drejtpërdrejtë”, tha kreu i NATO-s.

Ora 16:45
Zgjedhjet Presidenciale në SHBA/ Ja kush e shpall i pari rezultatin e votimit në garën Harris-Trump

Fshati i vogël Dixville Notch, në rajonin e New Hampshire, në kufirin mes SHBA-së dhe Kanadasë, do të jetë edhe i pari që do të shpallë rezultatet e zgjedhjeve amerikane nga votimi i 5 Nëntorit.

Sipas një tradite që filloi në vitin 1960, të gjithë votuesit me të drejtë vote të rreth dhjetëra banorëve mblidhen në 'dhomën e votimit' të resortit The Balsam dhe depozitojnë fletën e votimit menjëherë pas hapjes së qendrës së votimit në mesnatën me orën lokale (ora gjashtë në Shqipëri).

Votat numërohen menjëherë dhe rezultatet shpallen menjëherë. Rezultati nuk e pret gjithmonë fituesin. Në vitin 2016, Dixville Notch preferoi Hillary Clinton, por më pas Donald Trump fitoi kolegjin elektoral. Por në vitin 2020 ai e goditi në shenjë, pasi Joe Biden fitoi.

Ora 16:08
Zgjedhjet në SHBA/ Tre shtete amerikane alarmojnë Gardën Kombëtare ndaj rrezikut të trazirave! Ja masat e marra

 

Rritja e nivelit të sigurisë në zonën pranë Shtëpisë së Bardhë

Uashingtoni, Oregon dhe Nevada janë tre shtetet e para që kanë alarmuar Gardën Kombëtare si një masë paraprake kundër rreziqeve të trazirave lidhur me zgjedhjet e nesërme në SHBA.

Këtë e kanë raportuar mediat amerikane. Më herët kujtojmë se në shtetet e Uashingtonit dhe Oregonit pati incidente të djegies së kutive të votimit.

Shumë zyra tani kanë trajnuar punëtorët e tyre për taktikat e shpërshkallëzimit. Qindra zyra zgjedhore janë përforcuar me xham antiplumb dhe dyer çeliku, siç shihet edhe në këtë foto.

Disa kanë rritur detajet e tyre të sigurisë ose kanë mbyllur mediat e tyre sociale në rast se njerëzit vijnë dhe i kërcënojnë me jetë. Edhe ligjet e reja dhe zbatimi i shtuar i ndalimeve për ngacmime të tilla kanë shtuar përgjigjen ndaj armiqësisë në rritje.

Frika rritet edhe për shkak të precedentit të kaluar, pas zgjedhjeve të 2020 dhe thirrjeve të Trump, ku turmat morën pjesë në protestat “Stop the Steal”, të cilat arritën kulmin më 6 janar 2021, kur mbështetësit sulmuan Capitol Hill, në një përpjekje për të penguar konfirmimin e rezultateve të zgjedhjeve nga Kongresi.

Trump nuk është zotuar se do të pranojë rezultatin, duke pretenduar, pa prova, se demokratët do të mashtrojnë për të zgjedhur kundërshtaren e tij, Kamala Harris.

Nesër (5 nëntor) pritet të mbahen zgjedhjet presidenciale në SHBA, ku pritet të mësohet se kush do e udhëheqë shtetin më të fuqishëm të botës, Kamala Harris apo Donald Trump.

Duhet thënë se deri më tani kanë votuar 76 milionë shtetas amerikanë me postë, gjatë votimit të hershëm.

Ora 16:00
Kreu i Republikës Sërpska thirrje serbo-amerikanëve, Dodik: Votoni për Trump, ka politikë të drejtë, nga e cila varet dhe stabiliteti global

Milorad Dodik dhe Donald Trump

Lideri serb i Bosnjës Milorad Dodik ka ftuar përfaqësuesit e diasporës serbe në Shtetet e Bashkuara, që nesër të votojnë për Donald Trump, i cili sipas tij, ndryshe nga administratat e mëparshme, është në gjendje të kuptojë më mirë situatën në Bosnje-Hercegovinë.

“Ftoj të gjithë përfaqësuesit e komunitetit serb në SHBA që të mbështesin kandidatin republikan Donald Trump në zgjedhjet presidenciale. Kthimi i tij në udhëheqjen e Shteteve të Bashkuara do të nënkuptonte kthimin në një politikë të jashtme racionale dhe të drejtë, mbi të cilën edhe stabiliteti global varet”, tha Dodik në një deklaratë sot (4 Nëntor) për agjencinë serbe të Bosnjës “Srna”, të raportuara nga mediat në Beograd.

Fitorja e Trump, shtoi ai, do të ishte fitorja e familjes dhe vlerave tradicionale, të cilat janë shtylla e qytetërimit evropian dhe perëndimor.

“Këto vlera janë kërcënuar në kohët e fundit nga ideologjitë që vendosin familjen dhe traditën në prapavijë”, tha udhëheqësi serb i Bosnjës, i cili është president i Republika Srpska, entiteti me shumicë serbe të Bosnjë-Hercegovinës, raporton “La Repubblica”.

Për Dodikun, mandati i parë i Donald Trump tregoi se ai është një president i paqes, që drejton politikën botërore me përgjegjësi dhe që respekton specifikat e të gjitha palëve.

"Si një familjar, i krishterë, serb, baba, gjysh dhe mbi të gjitha një politikan racional dhe pragmatik, shpresoj sinqerisht për një fitore të Donald Trump. Amerika me të në krye do të ishte një Amerikë që kupton diversitetin dhe zbaton ndryshimet me ai pozitiv”, tha Dodik.

K.M//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?