Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka votuar në Prishtinë për zgjedhjet vendore.
Pas votimit, Kurti u bëri thirrje qytetarëve që të dalin për të votuar.
“Sot është një ditë shumë e rëndësishme. Votojmë për të vendosur për katër vitet e ardhshme në komunat tona, për çerdhen, për shkollën, për ujin, për shëndetin, për shërbimet dhe për infrastrukturat në lagjet e qyteteve dhe fshatrave ku jetojmë. Përveç se qytetarë të Republikës së Kosovës, jemi edhe banorë të komunës. Prandaj ftoj të gjithë qytetarët, pa dallim, që ta përdorin mundësinë, ta shfrytëzojnë të drejtën për t’u bërë hisedarë në zgjidhjen e problemeve që kanë për të plotësuar nevojat e tyre”, u shpreh Albin Kurti.
Këtë mesazh ai e dha edhe në gjuhën serbe e angleze.
Lajmi kryesor:
Sot zgjedhjet lokale në Kosovë, mbi 2 milionë qytetarë pritet të votojnë për kryetarët e rinj të 38 komunave
V.GJ /r.k./ReportTv.al