Selia e PS-së

Politikë

Zgjedhjet/ Vetëm 16 nga 74 deputetët e PS janë në listën e mbyllur, 34 në të hapur dhe 24 të tjerë s’janë përfshirë! Mes tyre mungojnë Naço, Koçi, Stërkaj, Çela dhe Kollçaku

12 Mars, 23:02| Përditesimi: 12 Mars, 23:11

  • Share

1741555233_aa.JPG

Selia e PS-së

Vetëm 16 nga 74 deputetët aktualë të Partisë Socialistë që janë aktualisht në Parlament, gjenden në listën e sigurt (të mbyllurat).

Nga këta 5 janë ministra të kabinetit qeveritar, pa llogaritur edhe kryeministrin Edi Rama.

10 prej të cilëve janë drejtues politikë në qarqe, 5 janë gratë deputete që bënë përjashtim nga rregulli dhe vetë kryeministri Edi Rama si i pari në listën e Tiranës.

34 deputetë aktualë do të jenë në listë të hapur. 24 deputetë të legjislaturës aktuale nuk janë përfshirë në listat e kandidatëve.

Deputetët aktualë në listë të sigurt:
-Blendi Klosi
-Mirela Kumbaro
-Ulsi Manja
-Niko Peleshi
-Bledi Çuçi
-Eduart Shalsi
-Evis Kushi
-Klodiana Spahiu
-Milva Ekonomi
-Aurora Mara
-Belinda Balluku
-Edi Rama
-Ogerta Manastirliu
-Elisa Spiropali
-Lindita Nikolla
-Taulant Balla
24 deputetë që s’janë përfshirë në listë:
-Nasip Naço
-Petro Koçi
-Klevis Xhoxhi
-Lavdrim Krashi
-Ilir Metaj
-Gerta Duraku
-Bujar Çela
-Eduard Ndreca
-Niko Kuri
-Anduel Tahiraj
-Paulin Sterkaj
-Shpresa Marnoi
-Laert Duraj
-Baftjar Zeqaj
-Mirela Pitushi
-Ismet Beqiraj
-Lindita Buxheli
-Tatiana Piro
-Ilir Topi
-Bardhyl Kollçaku
-Pranvera Resulaj
-Teuta Rama
-Agron Çela
-Denis Deliu


Lajmi kryesor:

‘Gjenerata e re’, 186 EMRAT e PS për 11 majin! Rama në listën e mbyllur në Tiranë! Spikat "Neomalsorja" e Bido! 'Senatorët' si Braçe, Xhafaj e Majko në listë të hapur! 5 opozitarë bëhen socialistë


A.Q/ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Zgjedhjet e 11 majit, cila listë e kandidatëve iu bind më shumë?