Deputetja e Partisë Demokratike, njëkohësisht kandidate e listave të hapura për qarkun e Vlorës në zgjedhjet parlamentare të 11 majit, ka denoncuar sot një rast për KZAZ-në nr. 93 të Bashkisë së Konispolit.
Ajo u shpreh se ky Komision Zonal Zgjedhor po funksionin në shkelje të ligjit, ‘nga dy funksionarë të administratës që përdoren si vegla elektorale nga PS’, teksa kërkoi edhe shkarkimin e tyre nga KQZ.
Ligjvënësja denoncoi sot (15 prill) se një prej tyre është Eva Uzeir, përgjegjëse e Gjendjes Civile, nënkryetare e KZAZ dhe tjetri Julian Lako, nënkryetar i bashkisë, sekretar i KZAZ-së.
Zhupa shprehet se Lako ka humbur edhe vulën e KZAZ nr. 93, duke cenuar sigurinë dhe procesin zgjedhor.
“Vula nuk lëviz nga KZAZ dhe përdoret vetëm kur ka kolegjialitet, nuk është objekt që merret si përdorim personale nga sekretari. PD ka përgatitur edhe kallëzim penal për sekretarin e Komisionit”, shprehet deputetja demokrate, në llogarinë e saj, në rrjetin social Facebook.
Për Uzeir ajo tha se “vetë i përgatit listat zgjedhore në Gjendjen Civile dhe po vetë i prek në KZAZ si drejtuese e saj”.
Kurse për Lakon ajo nënvizoi:
“Ai sot deklaron se ka humbur vulën. Pra sot në KZAZ-në nr.93 ka humbur vula nga sekretari, nënkryetar bashkie. Ai nuk duhet ta prekte, jo më që ta nxirrte jashtë Komisionit. Do kërkojmë për të dy anëgtarët e KZAZ shkarkimin, sepse janë të dy në shkelje flagrante të Kodot Zgjedhor”.
Reagimi i Ina Zhupës në Facebook:
“KZAZ 93 e bashkisë Konispol po funksion në shkelje të ligjit nga dy funksionar të administratës publike që përdoren si vegla elektorale.
Përgjegjësja e Gjendjes Civile Eva Uzeir që nxjerr listat e zgjedhësve është njëkohësisht edhe nënkryetare e KZAZ që pret listat e zgjedhësve.
Nënkryetari Bashkisë Konispol Julian Lako, njëkohësisht sekretar i KZAZ humb vulën e KZAZ 93! Shkelje flagrante e ligjit dhe e sigurisë së procesit zgjedhor. Vula nuk lëviz nga KZAZ dhe përdoret vetëm kur ka kolegjialitet, nuk është objekt që merret si përdorim personale nga sekretari.
Organet kompetente të marrin masa urgjente, Partia Demokratike ka përgatur kallëzim penal për Lakon. Ndërkohë përfaqësuesi ynë në KQZ do kërkoj sipas kodit zgjedhor shkarkimin e menjëhershëm të dy funksionarëve publik që përfaqësojnë PS, në KZAZ 93”.
Komente
