Kronikë

Zgjidhet me short gjyqtarja që do të gjykojë ish-kryetarin e Bashkisë së Vorës Agim Kajmakun

31 Janar 2020, 14:50| Përditesimi: 31 Janar 2020, 14:52

  • Share

Gjyqtarja, Vjollca Spahiu është zgjedhur me short për gjykimin e ish-kreut të Bashkisë së Vorës, Agim Kajmaku. Shorti për gjykimin e Kajmakut është hedhur nga Gjykata e Tiranës.  Kajmaku vijon të jetë në arrati pasi është shpallur në kërkim nën akuzën e prokurorisë për 'falsifikim formularit të dekriminalizimit dhe ushtrim të funksionit pas përfundimit të mandatit'.

Pak ditë më parë Gjykata e Tiranës ka rrëzuar kërkesën e ish-kryebashkiakut të Vorës për heqjen e masës së  sigurisë 'Arrest me burg'. Kajmaku kërkesën për heqjen e kësaj mase e ka bërë nga arratia. Shkak i rrëzimit të kërkesës është bërë mungesa në seancë e Kajmakut dhe avokatit.

Dyshimet e prokurorisë janë se Kajmaku ka firmosur shkarkimin nga detyra të dy n/ kryetarëve, pasi KQZ i hoqi mandatin më 1 Nëntor. Ndërsa avokati i Kajmakut pretendon se këto dy lëvizje janë bërë më 31 Tetor.

Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Fushata për 11 majin, a i besoni premtimet e partive politike?