Politikë
Top 24

Zguri i rrëzoi, Kolegji Zgjedhor certifikon këshillat në 13 bashki

23 Korrik 2019, 12:13| Përditesimi: 23 Korrik 2019, 13:06

  • Share

TIRANË- Kolegji Zgjedhor vijon punën për certifikimin e këshillave bashkiakë të mandatuara nga zgjedhjet e 30 qershorit. Ditën e sotme ai ka certifikuar 13 bashki. Këshillat që u aprovuan sot janë Fushë-Arrëzi, Mirdita, Vau i Dejës, Mati, Delvina, Roskoveci, Kavaja, Peqini, Dropulli, Pogradeci, Pusteci, Puka dhe Finiqi.

Ndërkohë ditën e djeshme u aprovuan këshillat bashkiakë të  Urës Vajgurore, Devollit, Kuçovës, Konispolit, Memaliajt, Përmetit dhe Poliçanit.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve nuk mund të certifikonte këshillat bashkiakë, pasi nuk kishte 5 votat e mundshme që duheshin duke qenë se në cdo vendim që është marrë për 30 Qershorin, kryetari i KQZ-së Klement Zguri ka votuar kundër. Përballë faktit se KQZ nuk mund të vendoste për këshillat, PS-ja iu drejtua Kolegjit duke marrë certifikimin.

/b.ha./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Robi: 23/07/2019 15:08

    Ka të drejtë Zguri që bën garipin, se nga marangoz në shijak bëri kursin e plepave 3 mujor për jurist dhe si militantët e thekur partiake sot bën të fortin. Ja bëri mirë Edi Ramës se vetë e pranoi këtë marangoz në krye të kqz. Njëri pa vlera intelektuale, karizma zero, intelekti zero.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Nisi fushata zgjedhore për 11 majin, si e parashikoni?