Zef Brozi

Zhbllokimi i drejtësisë/ Zef Brozi apel deputetëve: Miratoni ligjin, vetëm të inkriminuarit kanë frikë

8 Korrik 2018, 20:14| Përditesimi: 9 Korrik 2018, 08:32

  • Share

Nesër në Kuvendin e Shqipërisë do të diskutohet projektligji për disa ndryshime në ligjin për statusin e prokurorëve dhe gjyqtarëve, për t’i krijuar Shkollës së Magjistraturës një mundësi ligjore për të hapur dyert për kandidatët e rinj që do të zëvendësojnë prokurorët dhe gjyqtarët e ‘djegur’ nga Vetingu. Ligji për t’u miratuar kërkon 84 vota, por shumica ka vetëm 79, ndërsa Zef Brozi ish kryetari i Gjykatës së Kasacionit u bën thirrje deputetëve që ta votojnë pa zvarritje. Sipas tij, vetëm ata deputetë e politikanë të inkriminuar që kanë frikë nga reforma në drejtësi duan të mos emërohen gjyqtarë e prokurorë brezi i ri i magjistratëve.

U bej apel te gjithe deputeteve qe te miratojne pa zvarritje e paragjykime ndryshimet e nevojshme ligjore per te mundesuar emerimet e magjistrateve te diplomuar dhe pranimet e reja ne Shkollen e Magjistratures.

Vetem ata deputete e politikane te inkriminuar qe kane frike nga reforma ne drejtesi duan te mos emerohen gjyqtar e prokuror brezi i ri i magjistrateve.

Zef Brozi

Projektligji parashikon zëvendësimin në një kohë të shpejtë të gjyqtarëve dhe prokurorëve të shkarkuar për shkak të veprimit të ligjit të Vetingut, me qëllim për të evituar rrëshqitjen e drejtësisë drejt kolapsit të plotë. Seanca e nesërme do të jetë një provë si për mazhorancën, ashtu edhe për opozitën. Mazhoranca do të tentojë të sigurojë votat e domosdoshme për miratimin e projektligjit, ndërsa PD dhe LSI do të shtrëngojnë radhët, për të mos pasur rrjedhje votash. Mazhorancës i duhet që të sigurojë të paktën pesë vota në radhët e opozitës, para se ta hedhë projektligjin në votim, pasi nëse nisma rrëzohet, nuk mund të rikthehet për votim për një periudhë të gjatë kohore.

Komento

Komente

  • Te isha dhe une si Zefi keshtu do flisja: 10/07/2018 14:01

    Lere Zefin se ka zene ngrohte atje ku eshte. Te gjithe flasim per atdheun kur jane jashte, por qejfi nuk ua ka qe te vijne, dhe si pretekst gjithmone jane femijet. Thone ate fjalen shabllon: Jane mesu femijet ketej dhe e kane te veshtire te kthehen.

    Përgjigju
  • Turi: 08/07/2018 23:08

    Po eja o Zef këtu e mos lef atje. Në e do vëndin tand gjallnohu e eja ktu.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?