Drejtoria e Policise Diber

Kronikë
Top 24

Zhduken prej dy ditësh dy vajza në Dibër, dyshohet se ikën në Maqedoni

4 Shtator 2018, 19:47| Përditesimi: 4 Shtator 2018, 19:55

  • Share

DIBER-Dy vajza 15 dhe 19-vjeçe janë denoncuar nga familjarët të zhdukura prej ditës së djeshme. Vajzat janë banuese në fshatin Lishan i Poshtëm. Babai i 15-vjeçares në denoncimin e bërë në polici shprehet se vajza e tij me inicialet A.P. dhe mbesa Xh.Sh. 19-vjeçe janë larguar nga banesa dhe nuk janë kthyer më.

Më datë 03.09.2018, shtetasi D.P., vjeç, 61,  banues në fshatin Lishan i Poshtëm, kallëzon se i janë larguar nga banesa vajza dhe mbesa, shtetaset A.P., dhe Xh.Sh., vjeç 15 e 19. Po punohet për gjetjen e tyre. Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Dibër.

Njoftimi i policisë së Dibrës

E ndërsa policia ka nisur kërkimet për gjetjen e dy vajzave, burime për Report Tv pohojnë se dyshimet e para janë se vajzat janë larguar në drejtim të Maqedonisë. Ndërkohë që prej fundit të gushtit në Shkodër janë zhdukur dy persona të tjerë, dajë dhe nip.

Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    A duhet t’u jepet mundësia prokurorëve të SPAK të rikandidojnë?