Fatjon Doda, 22-vjeçari nga fshati Shëndëlli në Konispol, rezulton ende i zhdukur, ndërsa stafi i programit realizoi një lidhje telefonike me babain Ndrec Doda, i cili tha se i biri kishte bërë telefonatën e fundit me të vëllanë nga Ksamili. I ati ngre dyshimet se Fatjoni ndodhet në një burg të Greqisë, pasi kishte një dënim të papërfunduar në këtë shtet. 22-vjecari ishte dënuar me 6 vite burg heqje lirie me akuzën për ’shpërndarje të lëndëve narkotike’
’Kemi informacione se djali ka kaluar ilegalisht kufirin në Greqi. Fatjoni ka qenë në qytetin e Sarandës, tek motra e tij dhe i ka thënë se do shkonte deri në Ksamil për të takuar disa shokë, që ne nuk i njohim. Atë ditë që është zhdukur ka qenë në Ksamil dhe ka komunikuar me djalin tjetër pasditen e 14 dhjetorit. Dyshoj se ndodhet në një burg të Korfuzit, por unë vetë s'kam mundësi të shkoj atje se jam i paralizuar. Nëse është kapur në Greqi, ai ka përfunduar pas hekurave pasi ka patur për të bërë edhe tre vite të tjera dënim.. Djali im është dënuar për shpërndarje të lëndëve narkotike me 6 vite. 3 prej të cilave i kreu në izolim, ndërsa të tjerat i kishte detyrim paraqitje, por u arratis dhe u kthye në Shqipëri’
Policia ka nisur kontrollet në të gjitha pikat kufitare, por ende nuk është bërë e mundur të zbulohet vendndodhja e tij.