Kronikë

Zhduket 50-vjeçari në Selenicë, flet nëna: Ka punuar 15 vjet shef kuzhine në Llogara, ka dhe foto me Sali Berishën! Ma vranë për politikë

30 Prill 2021, 17:50| Përditesimi: 30 Prill 2021, 19:52

  • Share

Arjan Shabanaj nga Selenica e Vlorës rezulton i zhdukur prej 9 ditësh. Nëna e tij denoncon në media, se i biri është larguar mbrëmjen e 21 Prillit, kur kishin dalë në shesh për të marrë pjesë në mitingun e liderit të PD-së Lulzim Basha.

"Atë natë që erdhi Lulzim Basha shkuam në miting, dhe në kohën që erdhi Lulzim Basha shkuam atje. Kishte për të ardhur në 21:00 por erdhi në 23:00. Pas mitingut djali më tha mos kalo nga turma se të shtypin dhe ika në shtëpi me fqinjët, djali ndenji pas mitingut"

Tefta Shabanaj e cila tashmë ka mbetur e vetme, rrëfen me detaje orët e ankthit, kur i biri nuk përgjigjej në telefon. Ndërsa ka bërë denoncim në polici, rreth orës 03:00 të datës 22 Prill.

"E telefonova disa herë në fillim binte zilja por më mbyllej telefoni derisa u fik. Kam dalë që atë natë në pazar duke kërkuar, shkova që atë në polici dhe bëra denoncimin".

Tefta Shabanaj thotë se i biri nuk ka pasur konflikte. Ka punuar për 15 vite si shef kuzhine, ndërsa momentalisht ishte i papunë.

"Djali im është 50 vjeç i mbushi më 15 Prill. Djali im është shef kuzhine. Ka punuar 15 vjet shef kuzhine në Llogara, ka dhe foto me Sali Berishën"

Miqtë e Arjanit i kanë dhënë se mund të ketë lëvizur nga Selenica në Vlorë pas mitingut të PD-së më 21 Prill dhe prej atij momenti askush nuk e ka parë.

"Më thanë që ka shkuar atë natë në Vlorë. Unë këtë dua të di me kë ka shkuar, kush është ajo makinë?!"

Tefta Shabanaj dyshon se të birin e kanë vrarë për çështje politike, pasi ishte aktivist i PD-së. Ajo me dëshpërim apelon për gjetjen e trupit të tij, ndërsa ka pak shpresa se mund të jetë gjallë.

"Tek policia s'jam e kënaqur kam vajtur me shkop nga dy-tre herë në ditë dhe më thoshin ik mos u shqetëso se ai gatuan për Bashën. Ai iku pa asgjë, pa kartën e identitetit. Ma bënë të zezën ma bënë. Dyshimin e kam tek politika, djalin ma vranë socialistët. Që atë natë ia kanë bërë të zezen se nëna e ndien".

Arjan Shabanaj

//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Iris: 01/05/2021 02:29

    Moj nene,duket qe shqetesimi te ka sjelle mendime te erreta,por mos e hidh ne konkluzine te parakohshme.S.d.q. nuk me pelqen sjellja mos-kokecarese,gati tallese e policise.Duhet kontrolluar ku i dilte pingu i cel per here te fundit dhe lidhjet e tija.

    Përgjigju
  • anabel: 30/04/2021 18:53

    HAJDE shtet hajde zhduken njerezit si te ishin miza...

    Përgjigju
    • Anabeli: 01/05/2021 07:04

      Di gje ti anabel ku esht trupi i remziut? Ate e zhduku qeverija.sa per kete prit se do dali e do e shohesh qe nuk hyn shteti ne historite e zhdukjeve

    • Ciu Ciu: 30/04/2021 22:10

      Ne Vlore po behet nami vlla , ja ka kaluar Sicilis kane edhe nje vaske me acid

  • Shaban: 30/04/2021 18:32

    Po po per politike e kane vrare se gatuante me miell te bardhe.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?