Kronikë

I zhdukur prej 13 ditësh biznesmeni në Tiranë, pistat kryesore; Rrëmbimi ose largimi për shkak të borxheve! I gjendet celulari te 'Shkolla e Bashkuar'! Merret në polici miku i tij, i kërkuar për trafik droge!

5 Nëntor 2021, 11:19| Përditesimi: 5 Nëntor 2021, 17:55

  • Share

TIRANË- Prej 20 tetorit, biznesmeni Ruzhdi Hoxha, rezulton i zhdukur. Pronari i një biznesi inertesh është denoncuar i humbur nga familjarët në datën 24 të muajit të kaluar në Komisariatin nr. 5 në Kamzë. Prej asaj dite, asnjë gjurmë nuk është zbardhur për fatin e 43-vjeçarit. Hetuesit kanë ngritur disa pista në lidhje me ngjarjen, ndërsa paraprakisht dyshohet të jetë i rrëmbyer. Gazetari i Report Tv, Sokol Dema, konfirmon se është gjendur pranë 'Shkollës së Bashkuar' celulari i biznesmenit Hoxha, ndërsa një mjet i dyshimtë është identifikuar dhe shpallur në kërkim nga policia.

Nuk përjashtohet edhe mundësia që Hoxha të jetë larguar vullnetarisht pasi burime i thanë Report Tv se biznesi i tij ishte drejt falimentimit dhe kishte një numër të madh borxhesh. Po ashtu, një tjetër pistë që po verifikohet është edhe ndonjë konflikt për lëndë narkotike. Në lidhje me ngjarjen, policia ka pyetur personat e fundit që kanë pasur kontakt me të. Ruzhdi Hoxha ka qenë në një bar kafe në qytetin e Kamzës me dy persona të tjerë, miq të tij.

Njëri prej tyre është Fredi Rrushi, person me precedent penal dhe i kërkuar nga Interpol Roma për trafikim të lëndëve narkotike. Fredi Rrushi, 43 vjeç, para hetuesve ka pranuar se ka qenë në një kafe me të dhe mikun tjetër. Pas kafes, ka deklaruar Rrushi, Ruzhdiu i ka kërkuar që ta dërgonte me makinën e tij deri në Fushë Mëzez, për arsye ende të pa qarta. Sipas tij e ka dërguar atje dhe më pas është larguar. Nga ky moment, ka thënë Rrushi, nuk ka asnjë dijeni se çfarë ka ndodhur me fatin e biznesmenit. Për të qenë bindës, Rrushi ka përmendur edhe disa emra kontaktesh që ka pasur me persona të tjerë, të cilët sipas tij janë provë se nuk ka asnjë lidhje me ngjarjen. Fredi Rrushi është prangosur nga policia, përkohësisht, pasi ishte në kërkim ndërkombëtar nga Italia. Për të akoma nuk ka një vendim gjykate për ekstradim në vendin fqinj. Ditën tjetër, policia ka shoqëruar personin tretë që ka qenë në lokal me biznesmenin dhe më shumë se dhjetë persona të tjerë, pjesa më e madhe të njohur dhe familjarë. Ata janë lënë të lirë pasi deklarimet e tyre nuk kanë ndihmuar në kërkim të fatit të biznesmenit 43-vjeçar.

Vetëm pak kohë më parë, opinioni publik u shokua pas gjetjes gjallë të biznesmenit Davide Pecorelli, i cili dyshohej i djegur në një makinë në Pukë. Gjithçka biznesmeni italian e bëri për shkak të borxheve dhe tentativës për të marrë vlerat monetare nga kompanitë e sigurimit. Kjo ngjarje që u zbardh vetëm pas tetë muajsh, mund të ketë qenë një mënyrë indicie për biznesmenin Hoxha, për të cilin nuk dyshohet vetëm rrëmbim, por edhe një ikje e mundshme me dëshirë.

1636117281_RruzhdiHoxha.jpg

Fredi Rrushi, miku i të humburit

 

Ora 17:31
Zhdukja e biznesmenit Hoxha, gjendet celulari pranë 'Shkollës së Bashkuar', në kërkim një mjet i dyshimtë

1636131438_d393765a89204acef9be3ca5999ac1af.jpg

Detaje të reja zbulohen nga zhdukja e biznesmenit Ruzhdi Hoxha. Mësohet se është identifikuar një mjet i dyshimtë, që mendohet të jetë përdorur nga rrëmbyesit.

Gazetari i Report Tv, Sokol Dema, konfirmon se është gjendur pranë Shkollës së Bashkuar celulari i biznesmenit Hoxha.

Nuk dihet si ka përfunduar aty, por edhe në atë zonë janë marrë pamjet e kamerave të sigurisë për të verifikuar çdo lëvizje të dyshimtë.

Kjo nuk është hera e vetme që biznesmeni është "zhdukur". Familjarët kanë treguar se të paktën dhe dy herë të tjera ka ikur nga dy ditë pa treguar asgjë, por është rikthyer.

Ora 13:16
Më shumë se 10 të shoqëruar për zhdukjen e biznesmenit Ruzhdi Hoxha në Tiranë! Ku ishte dhe kë takoi para se të humbte kontaktet me familjen

 

Report TV ka mësuar se biznesmeni Ruzhdi Hoxha ka qenë me dy persona të tjerë në një kafe në Kamëz ditën që u zhduk. Ai shoqërohej nga Fredi Rrushi, i cili është shoqëruar në polici dhe një person tjetër i tretë, mik i tyre. Nga Kamza më pas ata janë larguar për në Fushë Mëzez. Mbrëmjen e po së njëjtës ditë, familjarët e Hoxhës kanë bërë denoncimin në polici për zhdukjen e tij dhe menjëherë më pas është në marrë në pyetje Rrushi.

Ai ka deklaruar se pas kafes në Kamëz, ku kishin qenë bashkë më mikun tjetër, Ruzhdiu i kishte kërkuar që ta çonte në Fushë Mëzez me makinë.

"E kam dërguar në Fushë Mëzez me makinë dhe më pas jam larguar. E kam lënë aty dhe nuk kam asnjë dijeni se ku ka shkuar më pas", ka thënë ai para hetuesve. Ai ka dhënë edhe disa emra njerëzish me të cilët ka takuar më vonë, si dëshmi se nuk ka gisht në ngjarje.

Ditën tjetër, është shoqëruar në polici edhe personi tjetër që ka qenë në tavolinë me ta në Kamëz, e po ashtu janë pyetur edhe të njohur e familjarë të tjerë.

Të shoqëruarit janë lënë të gjithë të lirë, ndërsa janë verifikuar disa kamera sigurie, ku janë konstatuar në disa targa makinash, por akoma nuk kanë persona të dyshuar që mund të kenë lidhje direkte.

M.Q.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?