Detaje të reja zbulohen nga zhdukja e biznesmenit Ruzhdi Hoxha. Mësohet se është identifikuar një mjet i dyshimtë, që mendohet të jetë përdorur nga rrëmbyesit.
Gazetari i Report Tv, Sokol Dema, konfirmon se është gjendur pranë Shkollës së Bashkuar celulari i biznesmenit Hoxha.
Nuk dihet si ka përfunduar aty, por edhe në atë zonë janë marrë pamjet e kamerave të sigurisë për të verifikuar çdo lëvizje të dyshimtë.
Kjo nuk është hera e vetme që biznesmeni është "zhdukur". Familjarët kanë treguar se të paktën dhe dy herë të tjera ka ikur nga dy ditë pa treguar asgjë, por është rikthyer.
Lajmi kryesor: