Kronikë

Zhdukja e 28-vjeçarit në Kolonjë, i ati: Prokuroria të hapë telefonin që ka lënë, të marrim vesh me kë ka komunikuar! S'kishte probleme

19 Nëntor 2021, 15:17| Përditesimi: 19 Nëntor 2021, 15:30

  • Share

 

I ati i 28-vjeçarit Sherf Mukaj nga fshati Starje i Kolonjës, i cili ka humbur kontaktet me familjen që prej 1 nëntorit, ka treguar se i biri nuk ishte person problematik. Ai shprehet se nuk kishte probleme finaciare dhe se nga komunikimet me të, nuk kishte vënë re ndonjë shqetësim. Qerim Mukaj i kërkon prokurorisë që të hapë sa më parë telefonin e të birit për të zbuluar se me cilat persona komunikonte, për të hedhur dritë mbi zhdukjen e tij.

"Kontakti i fundit ka qenë më 1 nëntor. Më datë 5 e kam marrë, nuk e hapi telefonin. Unë dua të marr vesh se çfarë ka ndodhur. Kur kam folu me të, nuk më ka treguar të ketë patur ndonjë shqetësim, nuk kishte as probleme me paratë, ishte djalë i rregullt. Nuk e di se çfarë ka ndodhur, nuk po marrim vesh gjë. Punonte ku të gjente punë. Me datë 9 bëmë denoncimin pasi erdha direkt nga Amerika. Në makinë kishte lënë të gjitha dokumentet dhe telefonin. Nuk e di si ka ndodhur kjo gjë, nuk ka qenë problematik, ishte i qetë i urtë. Kemi pyetur edhe shokët e tij, na thanë kemi pirë kafe dhe ka ikur në shtëpi, kaq as ata nuk dinë më shumë. I bëj thirrje policisë të hapë sa më shpejt telefonin, të marrim vesh se çfarë ka ndodhur", thotë ai.


Lajmi kryesor:

Zhdukja plot mister e 28 vjeçarit nga Kolonja, babai: Kontakti i fundit më 1 nëntor! 3 qytetarë nga Shkodra telefonojnë në 'Pa Gjurmë': E kemi parë në qytet


//ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?