Janë ndërprerë kërkimet për ditën e sotme për 46-vjeçarët e zhdukur nga Saranda të cilët dyshohet se janë ekzekutuar dhe janë groposur.
Kërkimet ishin ndarë në 4 fshatra nga policia e FNSH por edhe nga familjarët dhe do të rifillojnë sërish nesër për Fatmir Sulovarin dhe Leonard Thodhorin.
Të dy personat kanë qenë me precedent të theksuar penal. Policia e Vlorës nuk jep informacione të detajuar, por janë shoqëruar disa persona që mund të njohin ose të mund të zbulojnë detaje të tjera.
Lajmi kryesor:
Zhdukja e Fatmir Sulovarit dhe Leonard Thodhorit në Sarandë, ndërpriten kërkimet, rifillojnë nesër! Dyshohet se u groposën pas ekzekutimit
G.MO/LR/ReportTv.al