VIDEO/ Zhdukja e Sulovarit dhe Thodhorit në Sarandë, familjarët protestë para Policisë së Shtetit në Tiranë: T’u hedhim një dorë dhé nëse janë vrarë

2 Maj 2023, 09:58| Përditesimi: 2 Maj 2023, 19:35

  • Share

TIRANË- Familjarët e dy të zhdukurve në Sarandë, e kanë spostuar protestën e tyre për gjetjen e trupave të Leonard Thodhorit dhe Fatmir Sulovarit. Ata kanë protestuar këtë të martë përpara Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë në Tiranë ndërsa 3 prej tyre kanë patur një takim që zgjati gati 20 minuta me kryepolicin Muhamet Rrumbullaku.

Teksa 3 përfaqësuesit po diskutonin brenda me kryepolicin, disa nga të afërmit u prononcuan për media. Ata janë të mendimit se dy të zhdukurit janë ekzekutuar dhe kërkojnë që të gjenden trupat e tyre. Protesta zgjati deri në dakordimin e tre përfaqësuesve me Rrumbullakun, i cili u siguroi se hetimet do të vijojnë.
Pas bisedës me kryepolicin foli për mediat vëllai i një prej të zhdukurve, Fatmir Sulovarit, Gëzim Sulovari. Ai lajmëroi mediat se protestat do të ndërpriten pasi Rrumbullaku i siguroi se hetimet do të ecnin në udhë të mbarë.

 “Tani të shpresojmë, ua kemi lënë në dorë policisë. Unë jam vëllai i madh i Fatmirit. Do e ndërpresim protestën pasi ja lamë në dorë policisë së Tiranës. Ai është zhdukur që nga data 6, s’kemi pasur probleme. S’kemi dyshime sepse s’kemi konflikte me askënd.”- tha ai.  

Pistat e hetimit për dy të zhdukurit:

Paraprakisht mendohet se dy të zhdukurit i kanë njohur rrëmbyesit, pasi në disa pamje filmike të lëvizjes së mjetit te tyre, dallohet Fatmir Sulovari teksa ndodhet i ulur në sediljen e parë duke mbajtur dorën në tavan. Familjarët dyshojnë mund t’i kenë rrëmbyer persona me të cilët kishte konflikte për një pronë që së fundmi e kishte shitur.

Policia e Sarandës ka kryer disa kontrolle banesash, përfshirë edhe zyrtarëve apo ish-zyrtarë. Kontrollet janë kryer për çështje tokash por nuk dihet nëse është një procedim i veçuar apo hetimi për zhdukjen e dy 46 vjeçarëve ka nxjerrë në skenë ngjarje të tjera në Sarandë. Dyshimet janë se dy 46-vjeçarët janë ekzekutuar dhe janë groposur.

 Kush janë të zhdukurit?

1. Leonard Thodhori, 46 vjec i njohur si “Koçole”. I dënuar disa here. I dyshuar si pjesëmarrës në Masakrën e Qafë-Gjashtës në vitin 1997 ku u vra oficeri i policisë Gjergj Mehmeti. Në vitin 2003 ka qenë prezent ne automjetin që drejtohej nga Andrea Gjini para se ky i fundit të vriste biznesmenin Jaho Bajo. I arrestuar po atë vit për “moskallëzim krimi” lidhur me një ngjarje tjetër të kryer nga Gjini. I arrestuar më pas per “vjedhje” e “mashtrim”. Përdorues i lëndëve narkotike dhe i dyshuar si i përfshire në trafik lëndësh narkotike.

2. Fatmir Sulovari alias Fatmir Krasniqi, 46 vjeç. I dënuar më parë për “armëmbajtje pa leje” dhe “plagosja e lehtë me dashje”. I arrestuar ne prill 2022 ne Lushnje, pasi ne mjetin e tij “BMË” X5 u gjet një sasi cannabis sativa e ndarë në doza gati për shitje.

1683015014_1683014363leonardthodhorifatmirsulovari.jpg

Fatmir Sulovari dhe Leonard Thodhori, dy të zhdukurit në Sarandë

Ora 19:29
Protestuan në Tiranë për gjetjen e Thodhorit dhe Sulovarit, Rrumbullaku takohet me familjarët e dy të zhdukurve në Sarandë

 

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Muhamet Rrumbullaku, menjëherë pas takimit të zhvilluar paraditen e sotme, në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit, me familjarë të Leonard Thodhorit dhe Fatmir Sulovarit të kallëzuar si të humbur, në Sarandë, ka mbërritur pasdite në Komisariatin e Policisë  Sarandë, për të parë nga afër punën hetimore dhe kërkimore që po bëhet për gjetjen e dy 46 vjeçarëve të humbur.  

Mësohet se Drejtori i Përgjithshëm, gjatë takimit, i ka njohur familjarët, me punën hetimore dhe kërkimore të strukturave të Policisë së Shtetit, në bashkëpunim me agjencitë ligjzbatuese, për gjetjen e dy shtetasve. Policia e Shtetit e ka vlerësuar maksimalisht që në fillesë këtë ngjarje dhe jemi duke punuar intensivisht. Ai i siguroi se hetimet dhe kërkimet për këtë rast do të thellohen akoma më shumë.  

 Siç duket, Drejtor Rrumbullaku ka mbërritur në Komisariatin e Policisë Sarandë dhe pritet të zhvillojë një analizë të detajuar të punës së kryer deri në këto momente, për të vendosur për mënyrën se si Policia do të procedojë në vijim, mbi bazën e provave që ka mbledhur dhe administruar tashmë, me qëllim gjetjen e dy shtetasve.

Pak më herët ka mbërritur në Sarandë  edhe Drejtori i Policisë së Vlorës, Ermal Muça.

Ora 10:36
Dy të zhdukurit në Sarandë, vëllai i Sulovarit: Ja kemi lënë në dorë policisë, Rrumbullaku na tha se hetimet po ecin mbarë

 

Vëllai i Fatmir Sulovarit, Gëzim Sulovari foli pas ballafaqimit të tij dhe të afërmve të Leonard Thodhorit me Muhamet Rrubullakun. Vëllai u shpreh se do të ndërpriten protestat pasi besojnë se hetimet janë në rrugën e duhur. Pas komunikimit me kryepolicin, Muhamet Rrumbullaku, familjarët thonë se kanë shpresë që të paktën të kërkojnë për trupat e tyre.

“Nuk na dhanë shpjegime, na thanë jemi në hetime. Tani të shpresojmë, ua kemi lënë në dorë policisë. Unë jam vëllai i madh i Fatmirit. Do e ndërpresim protestën pasi ja lamë në dorë policisë së Tiranës. Ai është zhdukur që nga data 6, s’kemi pasur probleme. S’kemi dyshime sepse s’kemi konflikte me askënd.

Leonardin e ka pasur të njohur, nuk kanë qenë shok. Unë personalisht Leonardin nuk e kam njohur. S’e di s’flas dot se nuk di gjë për të.

Dëgjuam fjalët e njerëzve se mund të jenë hedhur nëpër fshatrat ku përqëndruam kërkimet. U nisëm me llafe Sarande.”- tha i vëllai i Fatmir Sulovarit.

Ora 10:27
Protesta e të afërmve për dy të zhdukurit në Sarandë: I kanë hequr qafe, shanset janë zero që ata të jenë gjallë

 

Familjarët e dy të zhdukurve nga Saranda, Leonard Thodhori dhe Fatmir Sulovarit janë në protestë, por pa asnjë shpresë se dy 46 vjeçarët mund të jenë gjallë. Ata kërkojnë që të zbulohet nga drejtësia nëse nuk jetojnë më që familjet të qetësohen dhe të kenë ku të prehen të dashurit e tyre. I pyetur nga gazetari Sokol Dema, familjari u shpreh se dyshimet janë tek prona që u shit dy herë. 

“Kamerat sipas tyre nuk funksiononin, 7 ditë humbën kohën. Ata u kanë gjetur vendin. Kjo histori mori përmasa ditën e 10 dhe 12.

Nëse shteti ka dashamirësi ta bëjë thjesht, të paktën të flasin privatisht të qetësojnë familjet. Shanset janë zero. Dyshimet janë tek prona që u shit dy herë, mund të jetë nxitje nga njerëz të dytë apo të tretë. Kanë thënë hiqeni qafe se me një person të tillë s’merreni dot.”- tha një prej të afërmve

Ora 10:17
Zhdukja e Thodhorit dhe Sulovarit, të afërmit protestë: Nëse i kanë vrarë,  të paktën t’i gjejmë e t’u hedhim një dorë dhé

1683015503_dfehr.JPG

“Nëse kanë vdekur të paktën të na thonë dhe t’u hedhim një dorë dhé”- kjo ka qenë një ndër kërkesat të afërmve të Leonard Thodhorit dhe Fatmir Sulovarit, dy 46-vjeçarët e zhdukur në Sarandë.

“Ata nuk kanë pasur konflikte, ndryshe s’do dilnin rrugëve. Nuk e kuptojmë pse policia ka nërprerë kërkimet.”.- thanë ata.

Thodhori dhe Sulovari janë konsideruar si të zhdukur që prej datës 12 prill.

G.MO//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Kasem Gahinji: 03/05/2023 08:00

    Njerez te perlyer deri ne gryke.Zhyten ne krim dhe ti gje shtetit.Ku Jane?Pyesni "shoket".ATA e dine ku i Kane groposur.Ne krim Jane futur bashke.Prishja e ekuilibrave i Ka cuar atje ku Jane.

    Përgjigju
  • Rado: 02/05/2023 12:15

    Ka dal ne mode groposja keto kohe. Ska mo acid nshitje tlire per me tret.

    Përgjigju
  • Likja: 02/05/2023 10:54

    Mos I humbisni shpresa se do gjehen nje dite o te gjalle o te vdekur... Kush ka be keq atje te shkoj nga ka dalur. Ose nuk do gjehen kurre si CA rob qe Jan ne kerkim prej 30 vjetesh e kusur...

    Përgjigju
  • koco: 02/05/2023 10:35

    shiko ku keni arritur,,,,,nuk gjinden njerezit,,,shteti eshte inekzistent,,,,,shtet qe nuk do t'ia dije per sigurine e jetes,,,pale me te prones,,,,ngrihuni o popull se do ju rrjepin te gjalle....largoni nga politika saliun.meten.dhe ramen..

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?