Zhdukja e Sulovarit dhe Thodhorit në Sarandë, vijojnë kërkimet për gjetjen e trupave! RENEA dhe policia zbulojnë detaje të reja nga mjetet e sekuestruara

26 Prill 2023, 10:31| Përditesimi: 26 Prill 2023, 11:49

  • Share

Një automjet i blinduar tip Jeep Cherokee me targa greke BOO - 9195 është mes automjeteve që policia e Sarandës ka sekuestruar gjatë kontrolleve për mbledhjen e provave lidhur me zhdukjen e mistershme të 46-vjecarëve Leonard Thodhori e Fatmir Sulovari. Fuoristrada e zezë dhe me xhama të zinj është zbuluar në një plantacion mandarinash në fshatin Xarrë të Bashkisë Konispol.

Ndërkaq detaje të reja janë mësuar edhe për mjetin e dytë të sekuestruar nga policia në një karburant në Qafë Gjashtë. Fuoristrada “Land Rover” Discovery me targa greke e marrë nga operacionalja me karoatrec, sipas burimeve konfidenciale, lëvizte në qytetin e Sarandës dhe përveç xhamave të zinj, kishte të instaluara brenda saj fenelina si të policisë, edhe pse këto nuk u gjetën në momentin e sekuestrimit. Sa i përket mjetit “Mercedes-Benz” që ka kryer rrëmbimin, ai rezulton mjeti që ka transportuar autorët e vendosjes së eksplozivit në 5 dhjetor 2022 në banesën e shtetasit Lefter Lefteri alias Afëz Kulla në Sarandë. Policia e ndoqi me kamera sigurie këtë mjet deri në dalje të fshatit Gjashtë, ku mjeti mori drejtimin për në Nivicë, aty edhe ku u gjet, konkretisht në një garazh pa dry të marrë me qira nga persona me banim në Sarandë.

Burime pranë grupit hetimor bëjnë me dije se hetimet kanë ecur me ritme të shpejta orët e fundit por ende nuk jemi afër nxjerrjes së urdhër arresteve. Kërkimet e sotme të RENEA dhe FNSH janë zhvilluar si nga deti ashtu edhe nga toka, por sërish kanë rezultuar pa sukses duke bërë që të hyjmë në ditën e 20 të zhdukjes pa gjurmë të “Koçoles” e Sulovarit ose Krasniqit.

Kush janë të zhdukurit?

1. Leonard Theodhori, 46 vjec i njohur si “Koçole”. I dënuar disa here. I dyshuar si pjesëmarrës në Masakrën e Qafë-Gjashtës në vitin 1997 ku u vra oficeri i policisë Gjergj Mehmeti. Në vitin 2003 ka qenë prezent ne automjetin që drejtohej nga Andrea Gjini para se ky i fundit të vriste biznesmenin Jaho Bajo. I arrestuar po atë vit për “moskallezim krimi” lidhur me një ngjarje tjetër të kryer nga Gjini. I arrestuar më pas per “vjedhje” e “mashtrim”. Përdorues i lëndëve narkotike dhe i dyshuar si i perfshirë në trafik lëndësh narkotike.

2. Fatmir Sulovari alias Fatmir Krasniqi, 46 vjec. I dënuar më parë për “armëmbajtje pa leje” dhe “plagosja e lehtë me dashje”. I arrestuar ne prill 2022 ne Lushnje, pasi ne mjetin e tij “BMË” X5 u gjet nje sasi cannabis sativa e ndarë në doza gati për shitje.

1682496274_1.jpg

G.MO//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?