Pas deklaratës së kryeministrit Edi Rama nga Saranda lidhur me fituesin e Primareve, drejtuesja politike e qarkut Vlorë Ina Zhupa i është përgjigjur nga sheshi ku ishte bashkë me ekipin.
Duke i cilësuar si gënjeshtra fjalët e kryesocialistit në Sarandë, Zhupa thotë se ndodhet në krye të fushatës së bashku me ekipin për t'i dhënë atij humbjen më 11 Maj.
Sipas Zhupës, qytetarët më 11 Maj do të zgjedhin "programin e Partisë Demokratike dhe jo gënjeshtrat e ricikluara."
Reagimi i plotë:
“Edi Rama e ndoti me gënjeshtra sheshin e Sarandës sot!
Meqë pyeti ku është fituesja e primarëve, JA KU JAM në krye të fushatës bashkë me ekipin për ti dhënë humbjen Ramës në 11 Maj!
Po e vetmja garë që ka Rama dhe ekipi i tij është gara se kush do shkoj i pari në burg!!
Ricikloi gënjeshtra të vitit 2013 duke premtuar të njëjtat gjëra, a thua s'ka qenë kryeministër për 12 vjet.
Premtoi ujë të pijshëm 24 orë kur se zgjidhi për 12 vjet.
Tha Saranda është kantier, sigurisht ku qepen dhe shqepën të njëjtët rrugë dhe kostot i paguajnë qytetarët.
Foli për turizmin, ku kërcënoi bizneset dhe ku Saranda ska as jetë kulturore dhe as kushtet minimale.
Ndaj qytetarët do zgjedhin programin e Partisë Demokratike dhe jo gënjeshtrat e ricikluara.
Do votojnë PD-ASHM
Do votojnë 1️⃣
Komente
