Zhurmat e stomakut, nga se shkaktohen dhe si t’i shmangni

2 Gusht, 17:25| Përditesimi: 2 Gusht, 22:13

  • Share

Nëse ndodh të keni zhurma që vijnë nga stomaku juaj, ky proces është normal për trupin tonë. Mund të ndodhë për shkak të urisë, tretjes së ngadaltë ose konsumimit të disa ushqimeve.

Më poshtë janë renditur disa masa të lehta dhe efektive që mund të merrni për të parandaluar zhurmat e pakëndshme dhe shpesh të sikletshme

Dilni për një shëtitje pas ngrënies

Nuk ka nevojë të jetë një shëtitje e gjatë, mund ta bëni gjatë një pushimi në punë ose pasi keni ngrënë darkën tuaj. Vetëm 15 minuta lëvizje janë gjithçka që ju nevojitet për të vazhduar tretjen. Ecja është efektive sepse bën që ushqimi të lëvizë më shpejt nëpër stomak.

Pini shumë ujë

Uji do të ndihmojë në procesin e tretjes, kështu që mund ta konsumoni atë gjatë ose pas vaktit tuaj. Megjithatë, nuk është e nevojshme të pini shumë menjëherë, pasi barku i mbushur me ujë do të lëshojë gjithashtu zhurma. Për më tepër, përpiquni të pini ujë të filtruar ose në shishe, pasi një pjesë e ujit të rubinetit mund të përmbajë klor. Nuk është e dëmshme, por mund të shkaktojë acarim nëse keni zorrë të ndjeshme.

Hani më ngadalë dhe përtypni më mirë

Së pari, kushtojini vëmendje procesit të të ngrënit, pasi mund të përtypni shumë shpejt dhe të gëlltisni shumë ajër gjatë kohës që hani. Një sasi e madhe ushqimit në stomak mund të shkaktojë zhurma të ndryshme. Së dyti, përpiquni të përqendroheni te përtypja, pasi kjo mund të parandalojë hyrjen e ajrit brenda. Për më tepër, sigurohuni që copat që hani të mos jenë shumë të mëdha, sepse copat më të mëdha dhe të përtypura keq janë më të vështira për t’u tretur.

Kontrolloni nëse hani ushqime që nxisin gazrat

Gjëra si fasulet, thjerrëzat, bizelet, misri, makaronat, patatet, brokoli, lakrat, orizi kaf, tërshëra dhe gruri, janë përgjegjës për nxitjen e gazit në zorrë. Por kjo nuk do të thotë që ju duhet t’i hiqni plotësisht këto produkte nga dieta juaj. Zvogëlimi i sasisë dhe shpeshtësisë mund të jetë i mjaftueshëm.

S.B/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?