Lajmet nga SPAK, Minxhozi në ‘Real Story’: Mosmarrja në dorë e kasetës së pretenduar për ‘21 janarin’ është skandal! Kulluri-Bejko: Shqiptarët presin drejtësi! Nazarko: Garanci janë SHBA

9 Shkurt 2023, 23:04| Përditesimi: 10 Shkurt 2023, 06:55

  • Share

Vendimet e fundit të SPAK për të nisur hetimet për ‘korrupsion’ dhe pastrim parash për ‘Gërdecin’ por edhe për të shpallur mos kompetencë për ’21 janari’ ishte temat e debatit sot në ‘Real Story’ të gazetarit Sokol Balla në Report Tv.

Analisti Skënder Minxhozi e ka konsideruar një skandal faktin se kaseta e pretenduar e komunikimit mes gardistëve më 21 janar nuk është dorëzuar ende në dorën e asnjë prokurori.  

“Sot pashë një material nga Report Tv, ku tregohej se si SPAK shpalli moskompetencë për padinë e 21 janarit. Në këtë mes ka një provë që pretendohet se është e re. Kur një kasetë që ka bërë xhiron e studiove televizive dhe ka futur në turbullirë Tiranën për 72 orë të mira dhe kjo kasetë ende nuk ka shkuar në shkuar në duart e një prokurori kjo përbën një skandal. Me atë që thuhet element i ri në këtë histori. Prova nuk është marrë ende në disponim nga institucionet e duhura. Serioziteti lidhet me marrjen në dorëzim. Ajo që pretendohet se është provë mund edhe të skualifikohet pastaj por mosmarrjen në dorëzim është skandaloze”, tha Minxhozi, duke shprehur se “nëse drejtësia e re ka pasur një sfidë ka qenë dhe mbetet sfidë e dënimit të krimit me burim nga politika, e dhënies fund të asaj tradite të pafund mos ndëshkimi”.

Për analistin Edvin Kulluri SPAK ka detyrimin të japë drejtësi, të gjithë qytetarët e presin.

“Është krijuar një kakofoni kot, ndërkohë që opinioni publik në këtë vend është shumë i qartë për cilëndo ngjarje. Të gjitha si ngjarjet janë abuzim me ligjin dhe secili duhet të mbajë përgjegjësi. Shmangia e dukshme e ligjit i bashkon të gjitha këto ngjarje, janë bërë me urgjencë procedurat. Që në momentin kur ti thua që nuk do ta respektoj ligjin për prokurimet publike.  Të gjithë ne që kemi jetuar me ndërshmëri duam drejtësi”, tha ai.

Mentor Nazarko u shpreh se ka një klimë të drejtësisë për të dhënë vërtet drejtësi dhe për këtë janë garantë SHBA-të.

“SPAK tashmë nuk është institucion i centralizuar. Ka një klimë pozitive në drejtësi dhe garancia për këtë janë Shtetet e Bashkuara të Amerikës, të cilat po përpiqen të ruajnë një balancë”

Ndërsa Roland Bejko, Sekretari për Çështjet Vendore në Partinë Demokratike zyrtare, tha se SPAK është organi më i rëndësishëm sot në vend, i vetmi që prodhon lajm.

 “Institucioni i vetëm që prodhon lajm në Shqipëri është SPAK. Berisha, Rama, Meta nuk prodhojnë më lajm”, tha ai.

K.T.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • 12 janari: 10/02/2023 06:22

    Tashti duhet qe sektori kallzimeve ne PS permes cerrit te Ymer Lales, pra Manja, te beje nje kallzim ne SPAK per Edi Ramen, Tom Doshin, Mark Frrokun, Paulin Sterkaj, Gjergj Lucen, Besnik Sulen (...) si organizatore dhe financues te bandes kriminale te dhunes qe induktoi ne 21 Janar dhe u pasua me vrasje te 4 te pagajshemve. Vetem qe mafia e organizatoreve te permendur mbi gjakun e te pafajshemve te realizonte kapjen e shtetit dhe zhvatjen e tij. Mbase me kete rast SPAK nuk do e perserise me "skandalin" dhe analistet famoze do kenaqen me ne fund.

    Përgjigju
  • George: 10/02/2023 03:03

    Hetimin dhe rigjykimin mund ta bejne fare mire prokuroria dhe gjykata e Tiranes ku ka ndodhur krimi publik. E gjithe puna eshte qe procesi te monitorohet nga Gjykata e Larte dhe Presidenti i Republikes, soi garante te DREJTESISE SE RE NE SHQIPERI.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?